E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet: Plani u realizua 95%, problem mbeten tatim-fitimi dhe sigurimet

Tiranë, 27 Janar NOA Rajmonda Lajthia - Në një
kohë që zyrtarët e qeverisë vijojnë të mohojnë efektet e krizës ekonomike,
administrata tatimore pranon vështirësitë në mbledhjen e të ardhurave.

Plani për vitin 2009 është realizuar në masën
95.5 për qind dhe sipas Nëndrejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, problem ka
rezultuar me tatim-fitimin.

Në këtë zë mungojnë 390 milionë lekë, situatë
kjo e krijuar nga vështirësitë që po hasin kompanitë eksportuese.

Artim Biraçi duke folur me agjencinë NOA tha
sot se ka një mosrealizim në zërat e sigurimeve, tatim fitimit dhe në disa
taksa nacionale.

Për sa i përket tatim-fitimit, sipas Boriçit
disa kompani që kanë hasur vështirësi financiare nga kriza ekonomike janë
trajtuar me shpejtësi nga administrata tatimore, duke iu rimbursuar TVSH-në, në
mënyrë që ata të rikuperonin situatën e vështirë.  

Një tjetër objektiv i parealizuar është ai i
derdhjes së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në shumën e 4 miliardë
lekëve.

Ky tatim edhe pse u ul nga qeveria në mesin e
vitit 2009 për punëdhënësit, sërish nuk ka dhënë efektet e pritura.  

Tatimorët pohojnë se të ardhurat në raport me
vitin 2008 kanë pësuar rritje me mbi 4 për qind.

Por në raport me planin mosrealizimi është i
dukshëm, çka detyroi Ministrinë e Financave të rishikojë buxhetin për të dytën
herë brenda vitit.  

Gjatë seancës së të enjtes parlamenti pritet
të miratojë aktin normativë, i cili në thelb konfirmon mungesën e mbledhjes së
të ardhurave për vitin 2009.

Në këtë situatë ministria e financave ka
korrigjuar edhe shifrën e rritjes ekonomike, duke e zbritur atë në 3.1 për qind,
nga 4.8 për qind që ishte parashikuar.   

r.l/e.r/NOA

\n

This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›