E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Ja buxheti i shtetit për vitin 2010

Në buxhetin e vitit të ardhshëm parashikohet rritje pagash dhe pensionesh deri në 10 për qind. Prioritet, pagat e ulta

TIRANË- Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, zbardhi dje përmbatjen e buxhetit të vitit 2010. Parashikohet që të ardhurat të jenë në nivelin e 360 miliardë lekëve ndërsa shpenzimet në 410 miliardë. Gjatë fjalës së tij Prifti e cilësoi atë si buxhetin më të mirë të përgatitur ndonjëherë. Sipas tij, të ardhurat buxhetore parashikohet të rriten me 12 për qind gjatë vitit që vjen, ndërsa shpenzimet kanë pësuar një rritje sa 32 për qind të PBB-së.


Rritja e pagave dhe pensioneve do të vazhdojnë të jenë prioritet edhe i buxhteit të vitit 2010. Sipas ministrit, parashikohet  që kjo rritje të shkojë deri në 10 për qind, ku më  të prtivilegjuarat do të jenë pagat e ulta, siç janë ato të infermierëve, arsimtarëve, administratës së ulët, etj.
Gjatë prezantimit të buxhetit të vitit 2010, Prifti theksoi se krahas pagave, rritje e cila do të fillojë nga data 1 korrik i vitit të ardhshëm do të aplikohet edhe ndaj pensioneve. Rritja më e madhe, sipas tij, do të behet për pensionet e fshatit duke pasur si synim barazimin e tyre. "Rrogat dhe pensionet do të rriten deri në 10 për qind duke filluar nga data 1 korrik 2010. Prioritet do të kenë pagat dhe pensionet e ulta. Rritja më e madhe do të aplikohet për pensionet e fshatit, nisur nga nisma e qeverisë për të barazuar pensionet e fshatit me ato të qytetit", - tha ai.


Një fushe tjetër në të cilin është fokusuar buxheti i vitit 2010 është ndihma ekonomike për familjet në nevojë, në të cilin parashikohet të bëhet edhe një reformë duke përjashtuar ata që përfitojnë padrejtësisht. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 1.4 për qind e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri ekstreme në mungesë të kushteve elementare të jetesës. "Ndihma e ekonomike do të përqendrohet tek familjet më të varfëra në shqipëri. Do të eleminohen  abuzimet në këtë skemë pasi deri tani kanë përfituar edhe njerëz që janë në emigracion dhe që kanë të ardhura të mjaftueshme", - tha Prifti.


Prioritet tjetër i buxhetit të vitit 2010 do të jetë edhe bujqësia, sektor për të cilin parashikohet dyfishim fondi në krahasim me buxhetin e këtij viti. Sipas Priftit, investimet më të mëdha në këtë sektor parashikohet të jenë në sistemet e kullimit dhe të vaditjes, por edhe të kultivimit të ullirit.

Në krahasim me vitin që po lemë pas, të ardhurat dhe shpenzimet në buxhetin e ri parashkohet që të kenë një rritje me nga 25 miliardë lekë. Ndërsa referuar të dhënave paraprake, ashtu si edhe në buxhetin e këtij viti edhe në atë të vitit 2010, deficiti buxhetor parashikohet të vërtitet në shifrat e rreth 50 miliardë lekëve. Sigurisht nëse gjatë vitit të ardhshëm nuk bëhet ndonjë ndryshim siç ndodhi në muajin shtator ku për shkak të mosrealizimeve në të ardhura, deficiti buxhetor u rrit në nivelin e rreth 70 miliardë lekëve.

Sipas Priftit, edhe gjatë vitit të ardhshëm, Prodhimi i Brëndshëm Bruto parashikohet të rritet në nivelin e rreth 6.5 për qind, duke qënë më e larta në rajon. Ndërsa, inflacioni parashikohet të mbahet në nivelin dy deri në tre për qind. Për sa i përket shpenzimeve për administratën, sipas të dhënave parashikohet që të ulet me 0.3 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Të dhëna

360 mld lekë

Të ardhurat

410

Shpenzimet

  50

Deficiti

  6.5

Rritja e PBB-së

  10 %

"  pagave, pensioneve

  12 %

"  e të ardhurave

  32 %

"  Shpenzimeve

  2-3%

Inflacioni



Prifti: Do të subvencionojmë rritjen e energjisë

Në buxhetin e METE-s janë parashikuar 2 mld lekë për subvencionimin e energjisë familjeve në nevojë

Në një kohë kur shtrenjtimi i energjisë elektrike për konsumatorët duke filluar nga 1 janari 2010 është i sigurt ndërsa ajo që diskutohet është masa e rritjes, ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, deklaron se në buxhetin për ministrinë që ai drejton është parashikuar edhe një fond 2 miliardë leskësh, i cili do të përdoret për të subvencionuar familjet në nevojë. "Do të jetë në buxhet një fond prej 2 mld lekësh si kontigjencë nëse ERE do të vendosë rritjen e energjisë për vitin 2010. Nëse do të ketë rritje buxheti do të ofrojë fonde për të kompensuar familjet në nevojë", - tha ai.

Gjatë parashtrimit të buxhtetit për vitin e ardhshëm, Prifti theksoi se fondi për Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Enegjetikës ka pësuar një rritje me 22 për qind në krahasim me një vit më parë, fonde këto të cilat sipas tij do të përdoren për politika ekonomike por edhe për mbështjetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. "Për sa i përket Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, ka një rritje me 22 % të buxhetit në krahasim me një vit me parë e cila na lejon të shpenzojmë më shumë për politika ekonomike, por edhe për të mbështetur biznesin me fonde buxhetore, por edhe me fonde të donatorëve",- tha ai.


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›