METE: Privatizohen objektet shtetërore që nuk përdoren
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të hartojë një listë me të gjitha ndërmarrjet apo shoqëritë tregtare tërësisht shtetërore, që janë braktisur apo nuk përdoren nga institucionet, pasi ato do të privatizohen. Këshilli i Ministrave ka miratuar dje procedurat që duhen ndjekur për të realizuar shitjen e këtyre aseteve. Ministria do t’i kërkojë pushtetit vendor apo institucioneve të qeverisjes vendore informacion për gjendjen e këtyre objekteve, si dhe mendim për privatizimin e tyre. Më pas, do të ngrihet komisioni i vlerësimit të pronës shtetërore, të përbërë nga ekspertë kontabël. Gjithashtu, informacion lidhur me çmimin e tokës, mbi të cilën janë ngritur objektet që do të privatizohen do të merret nga Agjencia e Kthimi dhe Kompensimit të Pronave. Për sa i përket rasteve kur ndërmarrja që do të privatizohet nga borxhe apo kredi, atëherë këto detyrime i kalojnë shtetit. Ndërsa kur bëhet privatizimi i pjesshëm i ndërmarrjes shtetërore, detyrimet debitore dhe kreditore të ndërmarrjes i kalojnë për ndjekje administratës për pjesën që mbetet shtetërore.
Remontet në Elbasan-Podgoricë, OST nis kufizimet e energjisë
Tirana dhe disa qytete në jug të vendit do të përballen këto ditë me kufizime të energjisë elektrike për disa ditë me radhë për shkak të remontit. Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Transmetimit në KESH, Ymer Balla, gjatë një konference për mediat, ka bërë të ditur se si pasojë e programit të punës dhe realizimit të projekteve të mëdha që OST po kryhen në sistemin e transmetimit, do të bëhen punime të planifikuara në nënstacionin e ri 400/220/110 kv “Tirana 2” si dhe në linjën 400 kv Elbasan-Tiranë-Podgoricë. Kryerja e këtyre punimeve do të sjellë edhe stakim të linjave të energjisë që furnizojnë popullatën, kryesisht nga datat 11- 14 qershor dhe nga data 15-20 qershor. Energjia do të mungojë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 19 në mbrëmje. Mungesa e energjisë do të jetë gati 20 % më pak nga konsumi i përgjithshëm dhe sipas Ballës, kjo masë merret për të siguruar sistemin energjetik në vend. Sipas OST-së realizimi i këtyre projekteve, do të zgjidh problemet e Shqipërisë për import-eksportin e energjisë, si dhe do të liberalizojë tregun e energjisë për gjithë rajonin e Ballkanit.
Qeveria gjermane jep 50 mijë euro për projekte të vogla
Qeveria gjermane do të japë për Shqipërinë në vitin 2010, rreth 50 mijë euro për projekte të vogla, të cilat do të administrohen nga Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri. Këtë vit Ambasada Gjermane do të realizojë 4 projekte të vogla me një vlerë të përgjithshme prej afro 50.000,00 euro dhe bëhet fjalë për projekte si: 1) Rinovimi i kopshtit të fëmijëve “Erjola Lluka”, në Pukë, 2) Rinovimi i katit të parë të shkollës të Velçanit, në Pogradec, 3) Rinovimi i kopshtit të fëmijëve nr.2, në Kuçovë, 4) Nivelimi dhe asfaltimi i oborrit të qendrës për personat me aftësi të kufizuara, Vaqarr. Marrëveshjet respektive për secilin nga projektet do të nënshkruhen sot në orën 10:00, në Ambasadën Gjermane, nga ambasadori Bernd Borchardt dhe përfaqësuesit e projekteve përkatëse. Por qeveria gjermane është angazhuar edhe në projekte të tjera madhore në vendin tonë, të financuara kryesisht nga “GTZ”-ja dhe banka “KfW”.
Interesat bankare
Përditësimi i fundit: 08.06.2010
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 4.23%
12M 12-mujor 6.97%
6M 6-mujor 6.14%
3M 3-mujor 5.37%
1M 1-mujor 5.09%
1Ë njëjavor 4.94%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.62%
1Ë njëjavor 6.28%
o/n njëditor 6.19%
12M 12-mujor 8.75%
6M 6-mujor 7.75%
3M 3-mujor 7.00%
10 Qershor 2010