METE: “Rama të pranojë përballjen publike me ministrin Prifti”
Në një deklaratë për shtyp të bërë dje, Ministria e Ekonomisë i ka bërë edhe një herë thirrje kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, që të pranojë ftesën për përballje në një emision televiziv, në lidhje me situatën e përmbytjeve në Shkodër. “Dëgjuam Edi Ramën përsëri në monologun e tij të hedhë akuza dhe shpifje kundër punës së Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si dhe kundër KESH-it. Ministri, Z. Dritan Prifti, i kërkoi Edi Ramës të zgjedhë njeriun më të mirë për të dalë në një debat publik me dokumente dhe prova për menaxhimin e kaskadës dhe zbatimin e ligjeve, por z. Rama si burracak vazhdon monologun duke shmangur debatin dhe transparencën”,- thuhej në deklaratën e METE-s. Më tej në këtë deklaratë thuhej se “i bëjmë edhe njëherë thirrje publike z. Rama të pranojë përballjen profesioniste në një studio televizive për ti treguar të gjithë shqiptarëve kush është e vërteta, kush punon dhe kush shpif. Burracakët bëjnë monolog, profesionistët bëjnë debat publik dhe transparencë”. p
16 Janar 2010