METE dhe USAID, marrëveshje bashkëpunimi për sektorin e gazit
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Genc Ruli, dhe drejtori i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Edward T. Laundau, kanë nënshkruar dje Memorandumin e Bashkëpunimit për sektorin e gazit. “Ne konsiderojmë se bashkëpunimi që po na ofrohet nga USASD-i, - ka thënë ministri Ruli pas firmosjes - vjen në kohë me nevojën për të zhvilluar dhe kompletuar kuadrin ligjor e institucional të sektorit të gazit, pasi tashmë nga ana jonë është përfunduar përgatitja e projektligjit "Për sektorin e gazit", i cili është miratuar mbrëmë në Kuvend”. “Nga ana jonë, - ka thënë gjithashtu ministri - është pasur gjithashtu në konsideratë fakti që nëpërmjet kompanisë konsulente amerikane "Pierce Atwood", USAID-i ka dhënë një kontribut shumë të vlefshëm në zhvillimin e kuadrit ligjor, rregullues e institucional të sektorit elektrik, në mënyrë të veçantë në ngritjen, rritjen e kapaciteteve dhe funksionimin e Entit Rregullator dhe në këtë kuadër, duke mbajtur parasysh kërkesën tonë për një ent rregullator që të mbulojë si aktivitetin e sektorit të energjisë elektrike dhe atë të gazit natyror, jemi të mendimit se nga ana e USAID-it mund të asistohet përsëri ERE-ja në zgjerimin e veprimtarisë rregulluese të tregut të gazit dhe krijimin e strukturave te nevojshme”. Ministri Genc Ruli ka thënë se bashkëpunimi që është ofruar nga USAID-i për të asistuar qeverinë shqiptare në zbatimin e legjislacionit për sektorin e gazit natyror, duke nënshkruar një MoU midis METE dhe këtij institucioni, është jo vetëm i mirëpritur, por për më tepër edhe krejt i domosdoshëm për vet strukturat e METE-së, si dhe të ERE-së, që do të merren me përgatitjen e akteve nënligjore, si dhe të kuadrit rregullator teknik për sektorin e gazit natyror në Shqipëri. Fushat e bashkëpunimit që janë përcaktuar në këtë MoU, për të cilat ka pasur edhe një diskutim paraprak midis ekspertëve të të dyja palëve, përbëjnë realisht drejtimet më të rëndësishme, por njëkohësisht edhe detyrimet konkrete ligjore, për vazhdimin e punës në implementimin e ligjit të gazit, si dhe të detyrimeve që ka vendi ynë në kuadër të Traktatit për krijimin e Komunitetit të Energjisë dhe në Road Map-in për sektorin e gazit, që ka përcaktuar Sekretariati i këtij Komuniteti.
Nga ana e tij, drejtori i Misionit të USAID-it, Edward Landau, ka theksuar se shqiptarët janë duke bërë përpjekje të shumta për të forcuar integrimin në rajon. “Ne kemi qenë dëshmitarë të ftesës për në NATO dhe të rritjes së tregtisë me fqinjët dhe vendet e tjera evropiane. Tani po nënshkruajmë një marrëveshje që do të rrisë aftësinë e Shqipërisë për të zhvilluar tregun e saj të brendshëm të gazit dhe për të marrë pjesë në planet rajonale të gazifikimit”, - është shprehur Landau. Sipas tij, Banka Botërore po udhëheq një studim rajonal mbi zhvillimin e unazës së gazit në Ballkan, e cila do të sillte përfitimet nga gazi natyror të shumë vendeve si Shqipëria, të cilat aktualisht nuk kanë akses ndaj rezervave domethënëse të këtij burimi të pastër energjie. Ky bashkëpunim do të ndihmojë në zhvillimin e standardeve dhe të praktikave të përbashkëta për të përkrahur zhvillimin rajonal të gazit. “Ky program ka për qëllim të forcojë institucionet shqiptare, të nxisë shtetin e së drejtës dhe të ndihmojë në tërheqjen e investimeve në sektorin e gazit shqiptar. Ne presim gjithashtu që ai të ndihmojë edhe sektorin energjetik shqiptar dhe të prekë nevojën për burime shtesë energjie në të ardhmen. Kjo do të forcojë sigurinë e energjisë shqiptare duke siguruar shumëllojshmërinë e nevojshme. Ne presim të dëgjojmë mbi disa vendime investimesh për sektorin e gazit në fillim të vitit 2009, që mund të përfshijë shtrirjen e gazsjellësve nga vendet fqinje në ndërthurje me centralet e rinj të energjisë”, - është shprehur Landau.