E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa Juglindore, skemë rajonale sigurimi për katastrofat natyrore

Në raste katastrofash natyrore dëmi do të mbulohej fare mirë nëse vendet e rajonit do të krijonin një treg të përbashkët sigurimi. Kjo pritet të ndodhë me vendet e Evropës Juglindore, të cilat do të hartojnë një skemë rajonale të sigurimit për mbrojtjen nga katastrofat natyrore. Ky fakt konfirmohet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Financiare.

Sipas specialistëve të AMF-së, kjo skemë që mendohet të përfshijë vendet e Evropës Juglindore, do të garantojë financiarisht pronarët e shtëpive dhe bizneseve në rast të dëmtimit të pronave të tyre nga katastrofat natyrore. Projekti për hartimin e kësaj skeme është nismë e Bankës Botërore. Shqipëria është vendi i parë që ka mbështetur këtë iniciativë, që pritet të realizohet në harkun e dy viteve. Sipas burimeve të mësipërme, hartimi i një skeme të tillë synon zvogëlimin e rrezikut financiar të pronarëve të banesave dhe bizneseve te vogla e të mesme nga katastrofat natyrore, zvogëlimin e efekteve financiare në buxhetin e shtetit në rast katastrofe, si dhe rritjen e masave parandaluese ndaj katastrofave. Skema për të ofruar mbulimin në sigurim nga katastrofat natyrore (tërmet, përmbytje, rrëshqitje) në vendet e EJL-së do të jetë në pronësi dhe e drejtuar nga vendet e EJL-së. Ndërsa kapitali fillestar nga qeveritë e EJL-së, sipas kufijve minimalë të direktivave evropiane është parashikuar në 30 milionë euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›