Vendimi, 172 vjet burg dhe 2 burgime të përjetshme për “Hakmarrjen për drejtësi”
I jepet fund procesit më të bujshëm në gjyqësorin shqiptar, atij në ngarkim të të pandehurve të të konsideruarës si organizata kriminale më famëkeqe, “Hakmarrja për drejtësi”. Dhe për t’i dhënë fund këtij procesi, por kësaj radhe me masa dënimi, u deshën plot 13 vjet hetime, pezullime hetimesh, gjykime, tërheqje aktesh gjyqësore, rinisje dhe plotësim hetimesh dhe në fund një vendim. Pas 4 vitesh proces gjyqësor të pandërprerë, i zhvilluar javë për javë, më në fund u shpall vendimi nga togat e zeza, të cilat dënuan me 172 vjet heqje lirie tetë nga të pandehurit e organizatës kriminale “Hakmarrja për drejtësi” dhe dy dënime të përjetshme për dy të pandehurit e tjerë, të konsideruar edhe si krerët dhe më të rrezikshmit. Në vendimin e gjykatës, ndryshe nga organi i akuzës, trupi gjykues pati disa ndryshime në caktimin e masave të dënimit, duke shtuar disa vite burg për një pjesë të të pandehurve, si dhe duke shpëtuar nga burgimi i përjetshëm të pandehurin Gentian Caka. Seanca u zhvillua pak më me vonesë nga sa ishte parashikuar, ndërkohë që gjyqtarja kryesuese, Flora Hajredinaj, ka lexuar për gati 2 orë verdiktin përfundimtar për të pandehurit e së ashtuquajturës “Hakmarrja për drejtësi”.
Pretenca
Dy prokurorët e çështjes paraqitën disa javë më parë 135 faqe konkluzione përfundimtare, në të cilat kanë parashtruar serinë e veprave penale të ndara në 18 episode të ndryshme, në të cilat pretendohet se janë përfshirë 10 të pandehurit e kësaj çështjeje. Madje, edhe gjykimi ka vijuar për 4 vjet me radhë duke shqyrtuar hap pas hapi çdo episod. Dy prokurorët e çështjes u kanë kërkuar togave të zeza të kryesuara nga gjyqtarja Flora Hajredinaj shpalljen e tyre fajtorë për të gjitha veprat penale që këta të fundit akuzohen. Në konkluzionet përfundimtare, prokuroria i ka kërkuar gjykatës deklarimin fajtor dhe dënimin me “burgim të përjetshëm” për të pandehurin Orik Shyti dhe po të njëjtën masë dënimi për dy të pandehurit e tjerë, Altin Arapi dhe Gentian Caka. Për të pandehurit Leart Shyti, Kreshnik Spahiu si dhe Dritan Hate prokuroria ka kërkuar deklarimin e tyre fajtor dhe dënimin me 22 vjet heqje lirie secili. Ndërkohë që, kërkoi dënimin me 25 vjet burg për Roland Shytin dhe 8 vjet burg për të pandehurin Gëzim Gjoni, i vetmi person që ndenji për disa vite në qelitë e paraburgimit, në krahasim me pjesën tjetër të grupit që kanë përfituar statusin e azilantit politik në Belgjikë. Dhe në fund të konkluzioneve, prokurorët deklaruan fajtor dhe kërkuan dënimin me 21 vjet burg për të pandehurin tjetër të organizatës kriminale, Pasho Norvruzaj.
Seanca
Ka qenë ora 16:00 kur filloi dje seanca gjyqësore e shpalljes së vendimit për 10 të pandehurit e “Hakmarrjes për Drejtësi” në Gjykatën e Krimeve të Rënda, të akuzuar për veprat penale të organizatës kriminale, vjedhje me dhunë, vjedhje me armë, vrasje me dashje, plagosje etj. ka startuar me leximin e konkluzioneve përfundimtare të prokurorisë. Për afro 2 orë, gjyqtarja kryesuese Flora Hajredinaj ka shpallur verdiktin përfundimtar të këtij trupi gjykues në lidhje me bandën famëkeqe. Kafazi në të cilën presupozohej se edhe duhet të ishin futur të pandehurit ishte bosh, pasi asnjëri prej tyre nuk gjendet në vendin tonë, por që të gjithë ndodhen jashtë shtetit, ku 5 prej tyre kanë përfituar edhe azil politik dhe kanë qenë avokatët e tyre që kanë dëgjuar fjalën e fundit të togave të zeza. Vendimi për të pandehurit ka përfshirë 18 episodet e kryera nga banda dhe për të cilat akuzohen të pandehurit.
Kush ishte “Hakmarrja për drejtësi”
Banda e “Hakmarrjes për drejtësi” u krijua në vitin 1994 në qytetin e Durrësit me qëllim destabilizimin e vendit. Orik Shytit dhe Altin Arapit u ka lindur ideja që të krijojnë një organizatë. Në datat 02.04.1994 dhe 04.04.1994 në qytetin e Durrësit Arapi dhe Shyti ngjitin tek këndi i njoftimeve të vdekjeve disa formate “Fletë Nderi” të daktilografuara me anën e të cilave njoftoheshin qytetarët për krijimin e organizatës “Hakmarrja për drejtësi”, e cila kishte disa degë nëpër rrethe dhe merrte përsipër ndëshkimin e personave që meritonin një gjë të tillë.
Krimet për të cilat akuzohen
1- Vrasja e Bujar Kaloshit 26.07.1996
2- Vrasja e Pirro Koninit 12.04.1995
3- Vrasja e S.Jatës 15.12.1993
4- Rrëmbimi i Erion Nushit 30.10.1995
5- Autobomba tek VEFA në Tiranë 26.02.1996
6- Vjedhja e arkës së kursimeve të lagjes nr.8 02.06.1992
7- Arka e zhdoganimit 09.12.1992
8- Banka e Tiranës 29.01.1993
9- Vjedhja e pistoletës së Demir Lamit 30.06.1993
10- Vjedhja e Swiss Air 17.12.1993
11- Vjedhja e dytë e Swiss Air 17.06.1994
12- Vjedhja e Malevit 29.07.1994
13- Vjedhja e Shkumbin Petrolit 16.08.1994
14- Vjedhja e IAP-it 12.10.1994
15- Vjedhja e IAP-it 07.12.1994
16- Vjedhja e Gjallicës Vlorë 13.12.1994
17- Vjedhja e argjendarisë “Agron” 14.01.1995
18- Vjedhja e Bankës se Vlorës 20.01.1995
19- Vjedhja e INSIG-ut 21.02.1995
20- Vjedhja e Adria-s 01.03.1995
21- Vjedhja e Gas Butan 03.03.1995
22- Vjedhja e arkës së sfungjerit 15.06.1995
23- Vjedhja e VEFA-s në Vlorë 21.01.1996
24- Vjedhja e Bankës së Vlorës 18.04.1996
Pretenca
Orik Shyti burgim i përjetshëm
Altin Arapi burgim i përjetshëm
Gentian Caka burgim i përjetshëm
Nikolin Novruzaj 24 vjet heqje lirie
Roland Shyti 25 vjet heqje lirie
Leart Shyti 22 vjet heqje lirie
Kreshnik Spahiu 22 vjet heqje lirie
Pasho Novruzaj 21 vjet heqje lirie
Gëzim Gjoni 8 vjet heqje lirie
Dritan Hate 22 vjet heqje lirie
Masa e dënimit
Altin Arapi, burgim i përjetshëm
Orik Shyti, burgim i përjetshëm
Gentian Caka, 25 vite burg
Leart Shyti dënohet me 24 vjet burg
Roland Shyti dënohet me 25 vjet burg
Kreshnik Spahiu 24 vjet burg
Dritan Hate dënohet me 23 vjet burg
Nikolin Novruzaj dënohet me 24 vjet burg
Pasho Novruzaj dënohet me 22 vjet burg
Gëzim Gjoni dënohet me 10 vjet burg
Pesë nga të pandehurit, me azil politik
Pesë të pandehurit e bandës kanë përfituar prej disa kohësh azilin politik. Orik Shyti, Altin Arapi, Nikolin e Pasho Novruzaj, si dhe i pandehuri Kreshnik Spahiu janë të strehuar politikë në Belgjikë ku edhe mbrohen nga ky shtet. Këta të fundit, edhe pse mund të dënohen në vendin tonë, do të lëvizin të qetë në këtë shtet për vite me radhë “pa u hyrë një gjemb në këmbë”. Shteti u dha statusin e azilantit politik, pasi faktuan me dokumentet që dispononin se u rrezikohej jeta në Shqipëri. Mësohet se për të përfituar këtë status ka aplikuar edhe i pandehuri tjetër, Leart Shyti.