METE, grup pune për prurjet në HEC-e
09/11/2009 Kaskada e Drinit do të mbahet nën monitorim për nivelin e prurjeve
Ekspertët propozojnë depozitimin ose eksportin e energjisë jashtë vendit
Reshjet e ditëve të fundit kanë shtuar alarmin për situatën në hidrocentralet e vendit. Niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka arritur në rreth 284 metra mbi nivelin e detit, sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, që është edhe 12 metra nën nivelin maksimal. Po kështu, niveli i prurjeve ka arritur në 650 metër kub në sekondë. Ekspertët mendojnë se niveli kritik nuk do të arrihet në ditët në vazhdim, gjithsesi është e nevojshme që gjithçka të mbahet nën kontroll. Për këtë arsye ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prift, i ka urdhëruar gjatë ditës së djeshme që të ngrihet një grup i posaçëm pune për të monitoruar situatën në hidrocentrale hap pas hapi. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, grupi i punës i cili do të drejtohet nga zëvendësministri Leonard Beqiri, do të analizojë pa ndërprerje situatën në hidrocentralin e lumit Drin dhe shkarkimet e plota në hidrocentrale dhe do të monitorojë furnizimin me energji, duke e informuar çdo një orë ministrin e Energjetikës, Dritan Priftin për situatën, si dhe kreun e qeverisë një herë në katër orë. “Duke vlerësuar situatën e rënduar hidroenergjetike për shkak të reshjeve të ditëve të fundit dhe në zbatim të rregullores të shkarkimit të flotave në hidrocentralet e Vaut të Dejës, Komanit e Fierzës, ministri Prifti ka ngritur grupin e posaçëm të punës për të monitoruar 24 orë situatën, për të mos pasur probleme në sistemin hidroenergjetik. Ky grup pune i përfaqësuar nga zëvendësministri i Energjetikës, Leonard Beqiri, do të analizojë situatën e krijuar në hidrocentrale pas rënies së shirave ditët e fundit”, - deklaroi zëdhënësja e METE-s, Matilda Merxhani. Ekspertët i kanë konsideruar si paraprake këto masa të marra nga Ministria e Energjetikës, në mënyrë që të mos gjenden të papërgatitur në rast të një situate të jashtëzakonshme. Sipas tyre, gjëja më e mirë në këtë situatë është shmangia e derdhjes së ujit. Ata kanë propozuar depozitimin e energjisë së prodhuar dhe mundësinë e eksportit të saj drejt vendeve fqinje. Edhe drejtuesit e KESH-it kanë bërë të ditur për mediat se niveli në liqenin e Fierzës është larg pikës maksimale. Sipas tyre, pavarësisht nivelit të lartë të prurjeve nuk rrezikohet hapja e dyerve për derdhjen e ujit nga hidrocentralet.