METE mbi 730 leje shfrytezimi minerare

Që nga viti 1994, kur hyri në fuqi ligji i ri minerar, me hapjen e tregut të lirë në sektorin e minierave, prodhimi minerar në volum rezulton 25% më i lartë. Sipas të dhënave zyrtare nga rreth 5 milionë tonë para viteve 1990, sot ka arritur në 6,5 milionë ton/vit.
Deri sot METE ka dhënë mbi 730 leje minerare shfrytëzimi dhe rreth 120 leje kërkim-zbulimi, kryesisht për mineralet metalore bakër, krom, hekur-nikel, qymyr dhe mineralet ndërtimore.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Minierave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bëjnë të ditur se përgjatë viteve ka ndryshuar struktura e shfrytëzimit të mineraleve, ku prioritet kanë marrë mineralet e ndërtimit. Ndërsa para viteve 90-të, pjesa e mineraleve metalore dhe tradicionale, si: krom, bakër nikel, qymyr, zinin 90 për qind të prodhimit, sot ai është reduktuar në 25-30%.
Përdorimi i tyre janë industritë e mëdha, të cilat në Shqipëri mungojnë aktualisht dhe gjithë prodhimi eksportohet. Për pasojë, sot vendin kryesor me rreth 70% të përdorimit e zënë materialet ndërtimore, të cilat para viteve 90-të zinin vetëm 10% të totalit në strukturën minerare.
Kryesisht në këtë grup hyjnë mineralet ndërtimore, të cilat kanë filluar të gjejnë treg edhe jashtë, kryesisht gurë dekorativë, ranorë, pllakorë, bazaltët dhe që janë shpërndarë në gjithë zonat e Shqipërisë, duke krijuar dhe një treg dhe mundësi punësimi për banorët e tyre.