ÇMIMET DHE FJALëT PëR BUKëN
Ditët e fundit, kur politikëbërësit e mëdhenj të botës kanë futur në axhendat e tyre zgjidhjen e problemit të çmimeve të rritura në botë, te ne janë shtuar fjalët dhe mentorët amatorë që japin përgjigje për gjithçka, që nga zgjidhjet e fjalëkryqeve, nga zbërthimet e buzëqeshjeve të Bushit a Putinit e deri te zbulimi i planetëve të panjohura deri sot.
Të rritet prodhimi urgjent. Po si? Kush prodhon? Kush i urdhëron prodhuesit të prodhojnë, përveçse nëse i urdhëron tregu? Apo të ringremë kooperativat socialiste të bujqësisë. Këshilloni me këmbë në tokë, këshillues vullnetarë të qeverisë. Nga jashtë tavolinës loja e shahut është e lehtë…
Është pranuar botërisht se janë rritur çmimet dhe tendenca e rritjes vazhdon. Shqipëria nuk komandon dot, por ajo nënshtrohet si shumica absolute e shteteve të botës, përderisa ajo importon rreth 500 milionë euro ushqime, nga mbi 800 milionë euro ushqime që importonte në vitin 2005 dhe ka shifrat e import-eksporteve 1 me 7 nga 1 me 12 që ka pasur në 2005. Shqipëria nuk është qendra e botës. Nuk është më fanari ndriçues për botën.
Shqipëria nuk e ka prodhuar kurrë bukën në vend. Nuk mund ta prodhojë kurrë atë. Shqiptarët e mençur e kanë ditur dhe e dinë se në kohën e kolektivizimit, në kohën e socializmit, prodhimi i drithërave, i grurit, mbahej me donacione nga shteti. Anise shiteshin parulla se e prodhojmë bukën në vend. Ekspertët që japin anamneza sot, që japin direktiva e këshilla për bujqësinë këtë duhet ta dinë mirë. Dhe ta dinë mirë se sot kemi më pak tokë në prodhim se në kohën e socializmit. Sot, Shqipëria përdor gjysmë milionë hektarë tokë bujqësore nga mbi 700 mijë ha që përdoreshin atëherë. Sot, kemi rreth 400 mijë ferma me nga 4-5 ngastra secila, ndërsa në kohën e socializmit toka ishte e paparcelizuar dhe ngastrat ishin dhjetëra e qindra hektarëshe pa asnjë gardh në mes.
Nga mungesa totale e ushqimeve në treg në fillimet e viteve ‘90, ekonomia e lirë e tregut bëri që shqiptarët që nuk e njihnin bananen, ta kenë në treg 12 muajt e vitit dhe të mos mungojë asgjë që prodhohet në botë. Politika e shndërrimit në milioner brenda natës, që u ndoq në Shqipëri për vite e vite me radhë nga shtetarë të lartë të vendit, bëri që politikanë-biznesmenë të importonin gjithçka të ngrënshme e të pijshme në këtë vend dhe të krijoheshin kështu monopolet, të zhdukej gati komplet prodhimi vendas, të lihej djerrë toka në vend, të emigronte krahu i punës për të bërë punë bujqësore në vendet fqinjë, të importohej edhe pras apo bar i thatë për blegtorinë nga Maqedonia apo Greqia, të vritej puna, të shpopullohej zona rurale, të merrej inat atdheu që s‘të ofronte as mbijetesë.
Çmimet janë rritur në total. Shteti nuk mund të ndërhyjë në këtë rritje se ndryshe do të ktheheshim në socializëm. Por shteti ka marrë përsipër të kompensojë. Shtresat që janë në nevojë i ka përsipër shteti që t‘i mbështesë. Por nuk është e ndershme të vihet alarmi (zakon i vjetër dhe s‘janë gjë alarmet e sotme) për mbi 500 mijë pensionistët. Por alarmi duhet vënë për pensionistët që jetojnë vërtetë me pensionet e tyre. Për pensionistët pa fëmijë. Për pensionistët e braktisur. Për pensionistët që nuk kanë djem e vajza në punë këtu apo në emigracion. Sepse kështu fyejmë bijtë e bijat e pensionistëve shqiptarë. Nuk ma do mendja që një djalë apo vajzë normale të lërë prindërit pensionistë në kushte urie. Pra nuk shkon ky alarm. Familjet me asistencë e përkrahje ekonomike, një e dhjeta e tyre janë realisht në nevojë. Këto duhen mbështetur. Të tjerat nuk duhen lënë të mashtrojnë e manipulojnë dhe të ndëshkojnë dhe t‘ua marrin paratë atyre familjeve që realisht janë në nevojë. Këtë filtrim duhet ta bëjë shteti realisht. Nuk duhet të vazhdojmë me këmbëngulje ta bëjmë edhe më tej mënyrë jetese, kulturë jetese informalitetin. Fshehjen e të ardhurave informale që marrin njerëzit. Vështirë të gjendet një familje që nuk i grumbullohen në shtëpi 30 mijë lekë në muaj. (Lekë është edhe veza, qumështi, mishi, perimet, frutat etj., etj., që prodhon një familje për nevojat e veta, pa llogaritur familjet fermere që dalin të shesin në treg). Në këtë 30 mijë lekësh që hyjnë minimalisht në familjen shqiptare, është përcaktuar nga të tjerët se vetëm 4 mijë lekë në muaj shpenzohen vetëm për bukën ose rreth 13 për qind e shumës. Nuk besoj se është hata kjo shumë. Kur dihet se gati dyfish një individ shpenzon për cigare (pa të cilën nuk vdes), gati dyfish shpenzon për alkool (pa të cilin jeton më mirë)… Nuk po dua të bëhem mentar dhe po e lë me kaq. Shumëkush e di sot se ne importojmë prodhime bujqësore edhe nga Maqedonia. Dhe shumëkush thotë, pika që s‘na bie. Por realiteti është ky. Dhe veç të tjerave, kjo ndodh se atje bujqësia është shumë më e mbështetur se te ne. Atje për këtë vit janë akorduar 45 milionë euro subvencione për shtimin e prodhimit bujqësor dhe rajonizimin e tij. Tek ne këtë vit janë akorduar 8 milionë euro për 2008-n ose dyfishi i 2007-s. Ndërkohë që ne e kemi buxhetin e shtetit më të madh se Maqedonia. Por, ne kemi probleme të rënda me rrugët e munguara, me energjinë e munguar, shkollat, spitalet dhe infrastrukturën në tërësi, e cila merr shumicën e buxhetit. Maqedonia nuk i ka rrugët e pabëra.
Ne importojmë nga Maqedonia (sot jo pras e bar të thatë) por edhe eksportojmë. Perimet e Lushnjës e Fierit, nga serat ose jo, mbushin tregjet e Maqedonisë. Sepse janë më të hershme dhe tregu atje i kërkon. Këtë e stimulon shteti shqiptar. Vërtetë që nuk japim më naftë pa akcizë, e cila nuk shkonte te fermeri realisht, por vidhej rrugës e konvertohej në dy shishe birre në klubin e fshatit, vërtetë që nuk japim qindra tonë naftë për serat kur dikush nuk kishte fare serë ose nuk jepte prodhim nga sera e tij as për të justifikuar as një të dhjetën e naftës që i jepej, por sot shteti ka paguar pajisjen që punon me mazut për serat, jep mazutin pa akcizë dhe ato që janë prodhues perimesh të vërtetë në sera, janë mjaft të kënaqur dhe mirënjohës. Ata që s‘i kanë serat të tyret dhe duan lekë e jo naftë, vazhdojnë t‘i bien qemanes ende.
Shteti sivjet i ofron rimbursimin e TVSH-së së zbritshme në masën 6 për qind për fermerët shqiptarë, që shesin me faturë produktet e tyre në subjekte të regjistruara e licencuara. Rimbursimi i TVSH-së në masën 6 për qind bëhet për të rimbursuar fermerët, për t‘ua paguar TVSH-në që ato e japin kur blejnë impute. Kjo shumë rimbursimi shkon në 50 milionë dollarë, që mund t‘i përfitojnë fermerët nëse do të zbatojnë rregullat. Edhe kjo masë është një kompensim i ndjeshëm në kuadrin e rritjes së çmimeve. Për çdo njëqind lekë mall të shitur, fermeri fiton 6 lekë nga rimbursimi i TVSH-së. Fermerët nuk duhet ta neglizhojnë këtë lehtësi, këtë mbështetje dhe të mos shesin pa fatura. Të mos e neglizhojnë e shpërfillin këtë mundësi që u ofrohet për herë të parë.
Kur një tregtar shqiptar do të blejë mollë apo rrush, ai e di mirë se në Maqedoni gjen me shumicë dhe nuk kthehet kurrë bosh. Sepse atje është rajonizuar përgjithësisht prodhimi dhe ke rajone vetëm me mollë apo rrush.
Në Shqipëri ka dy vjet që ka filluar rajonizimi e specializimi i bujqësisë. Dhe sot ka nisur nga ndokush të shahet ky proces. Në Shqipëri ka filluar subvencioni për të dytin vit për shtimin e sipërfaqeve me vreshta, pemëtore e ullishte, për fermat me mbi dhjetë lopë, për vajin e ullirit etj. Me qëllim shtimin e sipërfaqeve dhe specializimin e rajoneve. Gjithkush me një përvojë jete e di se kur flitet për mollë, mendja të shkon në Korçë ose Dibër. Sepse tradita e atyre rajoneve është molla. Pse të mos stimulohet ajo traditë. Sot ke në Korçë individë që kanë 8 -10 ha me mollë apo më shumë. Ke në Peshkopi që kanë deri në 13 ha mollë apo qershi. Duke jetuar për mbi një dekadë në kaos e kolaps, pasi emigrantët fermerë provuan në vendet fqinjë, intuitivisht u kthyen dhe u drejtuan nga frutikultura, vreshtaria e perimet në sera ose në natyrë. Këtë trend që e morën vetë me intuitën e tyre fermerët shqiptarë, këtë po mbështet sot shteti, pa ndaluar asnjë prodhim tjetër, pa penguar askënd të mbjellë e rrisë çfarë të dojë në fermën e tij. Pasi toka sot është private dhe fermeri mbjell ç‘të dojë në të.
Ka dy vjet që ka nisur subvencioni. Vjet (2007) me subvencion u shtuan 1540 ha sipërfaqe të reja me pemëtore, vreshta e ullishte dhe pa subvencion u shtuan edhe 4680 ha nga vetë fermerët. Sivjet pritet që sipërfaqja me subvencion të trefishohet. Por duhen edhe dy-tri vite që të vilet prodhim. Do të durojmë e të presim ditë më të mira. Nuk është e udhës që të çorientojmë fermerët me orientime të reja në këtë kohë kur ka rritje të çmimit të drithërave të bukës. Duhet ta dijë gjithkush se në gjysmë milionë hektarë tokë bujqësore, ajo që ia vlen të mbillet drithëra vazhdon të mbillet. Sivjet u shtua sipërfaqja me grurë 20 mijë ha. Rreth 100 mijë ha është me drithëra. Për hatër mund të shtohen edhe 50 mijë të tjerë. Por nuk ka hesap. Nuk ka leverdi. Dhe fermeri nuk luan për të humbur, por për të fituar. Duke mbjellë një dynym grurë, fermeri mund të marrë 300 kg grurë. Sot grurin mund ta shesë, nëse e shet, me maksimalen, po themi 60 lekë për kg. Fermeri merr në dorë 18 mijë lekë të reja ose 180 mijë lekë të vjetra në kushte speciale, pasi toka te ne jep rendiment maksimal gruri 300 kg për dynym. Po sa ka shpenzuar fermeri për të prodhuar 300 kg grurë. Duket se fitim nuk i takon të ketë, nëse llogarit lekët edhe mundin e punën e vet e të familjes. Mund të ketë ndonjë fitim ai që mbjell mbi dhjetë hektarë grurë. Por sikur fermeri të ketë e të vjelë një dynym mollë. Do të marrë një mijë kg mollë. Do ta shesë mollën me 60 lekë kg. Do të marrë në dorë 60 mijë lekë të reja, ose 600 mijë lekë të vjetra minimalisht. Mund të ketë shpenzuar, kur molla është në prodhim, vetëm për spërkatje nga ndonjë sëmundje. Fitimi është shumë më i madh se sa me grurin. Koha e mundi i harxhuar është shumë i vogël. Fitimi është gjithashtu shumë i madh me perime. Fitimi është më i madh edhe me foragjere. Edhe nëse gruri kushton sa dyfishi i mollëve apo frutave të tjera e perimeve, është me më pak leverdi të merresh me drithërat, për shkak të mundit të madh dhe fitimit të vogël. Ndaj një fermer në mënyrë sfiduese më shprehet "e kam mbjellë arën me kivi dhe më duket më mirë se minierë floriri...".
Kjo logjikë vlen edhe sikur të vijojë të rritet çmimi i drithërave. Edhe sikur të vazhdojnë e të kërcënojnë importuesit se do ta ndërpresin importin e drithërave. Le ta ndërpresin kur të duan se janë gati në start, duke pritur parellinj të mëdhenj që të importojnë drithëra sapo të çelet një hapësirë sado e vogël nga importuesit aktualë. Shqipëria është treg i vogël. Shqipëria nuk mund të shkojë dekada pas e të tronditet nga paniku i mungesës së bukës. Sot në këtë kohë dhe shoqëri të hapur, kur është e lirë totalisht tregtia dhe të pakuotuara bizneset e produktet, brenda pak orësh mund të sjellësh në vend çfarë të duash e sa të duash.