Vidhnin shinat e minierës së Përrenjasit, denoncojnë "shefat"
Tre të rinj, të cilët futeshin çdo mbrëmje në tunelet e minierës së Përrenjasit për të nxjerrë prej andej pjesë të shinave, denoncojnë punëdhënësit e tyre. Gjithçka ka lindur pas një mosmarrëveshje në pagesën e tyre dhe djemtë kanë denoncuar dhe kanë zbardhur skemën se si nxirreshin shinat nga thellësia e tuneleve dhe si transportoheshin e më pas shiteshin për skrap. Ata pretendojnë se janë vetëm punëtorë krahu, që punonin në tunelet e minierës me porosi të dy përgjegjësve të minierës dhe rojeve të saj. Artur Karriqi është një prej punëtorëve që ka shkulur hekurat e shinave të tuneleve të minierës së Përrenjasit. "Neve si punëtorë krahu, na jepnin çelësat dhe hynim brenda për 15 mijë lekë të vjetra", tregon ai.
Në rrëfimin e tij përpara kamerës, i indinjuar për moskorrektesën e punëdhënësve, i riu nga Librazhdi tregon edhe emrat e personave që i paguanin për të nxjerrë hekurishte nga tunelet e minierës së Përrenjasit. "Na paguanin Drini Bogdani, Berti Besholli në bashkëpunim me Tit Kokonozin", tregon Artur Karriqi. Pagesa e tyre ishte vetëm 1500 lekë të reja në ditë. Këto shina më pas sharroheshin me trako dhe bëheshin copa e shiteshin për skrap ose edhe për të shkuar në rehabilitimin e minierave të reja të hapura nga privatët. "Ne shkulnim deri në tetë copë shina në ditë", vazhdon njëri prej hajdutëve të shinave. Shinat që ata shkulnin dhe më pas i prisnin për t‘i shitur për skrap ishin nga 8 metra të gjata. Gjithashtu, ai tregon se janë futur mbi dhjetë herë në tunelet e minierës dhe kanë nxjerrë prej andej me dhjetëra shina, të cilat më pas i kanë prerë dhe i kanë ngarkuar në makinat që prisnin përpara derës së minierës.
Kjo derë sot qëndron e mbyllur, por njëri prej bashkëpunëtorëve në grabitje tregon se rojet e saj e lënë kastile në këtë gjendje që të mos dyshohet se atje hyjnë natën dhe punojnë. Madje, natën, kur ata futen deri në tre kilometra thellësi për të nxjerrë pjesët e shinave të hekurit, tek dera e minierës rojet vendosin një çarçaf, në mënyrë që të mos duken dritat me të cilat ata punojnë. Tre djemtë vendosën që të denonconin porositësit e shinave të tuneleve të minierës, vetëm sepse ata nuk u kishin dhënë 20000 lekë të reja. Për këtë borxh ata vendosën që t‘i denonconin.