MINISTRI I RI PO VIJON AVAZIN E VJETËR
Autori i Lajmit: Ledi SHAMKU
Ministri i ri i Arsimit filloi avazin e vjetër, shakanë tashmë bajate me familjet shqiptare, lidhur me shpërndarjen e librit shkollor. Ministri i ri, para një muaji, nxiti prindër e nxënës të rendin nëpër librari, pasi tekstet shkollore për këtë vit, sipas tij, do t i gjenin aty qysh më 1 gusht, por jemi në mes të gushtit dhe tekste nuk ka. Të nxitur nga ministri i ri, librarët mundohen të kontaktojnë me botuesit, e këta të fundit thonë se shtypja e librave nuk ka mbaruar ende, duke hamendur se nga fillimi i shtatorit librat e shumëpritur do të jenë gati. Ping-pongu me prindër e nxënës vazhdon, e sakaq Ministria e Arsimit është hequr mënjanë dhe e hutuar tani hesht. Asnjë deklaratë, asnjë afat, e natyrisht, asnjë ndjesë! Me sa duket, edhe këtë vit do të përsëriten radhët e gjata e të mundimshme nëpër librari. Fillim ekselent për ministrin e ri të qeverisë së vjetër! Paaftësia strukturore e MASH-it edhe këtë vit nuk po ua kursen shqiptarëve minimumin e kërkuar: radhët demenciale. Por gjithsesi kjo pritje nuk kurorëzon asgjë, ngaqë edhe këtë vit, pavarësisht premtimeve, nxënës dhe mësues do të ndeshen me po të njëjtat probleme si ato të vitit të kaluar sa i takon cilësisë së teksteve. Defektet, aq shumë të diskutuara të altertekstit të vjetshëm, defekte të rënda e të gjithëpranuara këto, MASH nuk mundi t i zgjidhë, madje kësaj here as u përpoq t i zgjidhë. Edhe këtë vit tekstet u hartuan në të njëjtat kushte sikundër vjet. Pra u hartuan në mungesë të plotë standardesh, pa lidhje ndërdisiplinore e pa programe të vijuara. Madje, për programet, ekspertët e Ministrisë dhe sot e kësaj dite nuk kanë rënë ende dakord në do t i marrin nga Kansasi apo nga Nju-Xhersi. E kjo nuk është më një shaka bajate si ajo e ministrit të ri lidhur me radhët nëpër librari, por një sharlatanizëm me pasoja vërtet të rënda për familjet tona, të cilat në mos dje, sot e kanë kuptuar se shkollimi i bijve të tyre ka mbetur në dorë të të paaftëve e të të papërgjegjshëmve.
Ky lajm është publikuar: 14/08/2008