“Rama, tradhtar i opozitës, synon fuqizimin e Berishës”
Autori i Lajmit: red.
Bashkëpunimi mes Lëvizjes Socialiste për Integrim të Ilir Metës dhe ish-liderit socialist Fatos Nano përpara zgjedhjeve të vitit 2009 nuk duket një mundësi reale. Në një komunikim me mediat, lideri i LSI-së, Ilir Meta, e cilëson Nanon si një individ të cilit heziton t i bëjë një ftesë të drejtpërdrejtë personale për bashkëpunim, edhe pse nuk e përjashton këtë mundësi. Për sa i përket pjesës tjetër të opozitës dhe më konkretisht, Partisë Socialiste, Meta është shprehur sërish kritik ndaj selisë rozë, e cila, sipas tij, me qëndrimet që po mban me Kodin Zgjedhor, rrezikon të përsërisë gabimet dhe, si rrjedhim, humbjen e opozitës në vitin 2009 ashtu siç ndodhi në 2005-ën. Së fundi, ish-kryeministri Meta shprehu shqetësimin e tij për situatën e krijuar në Gjeorgji, duke e cilësuar agresionin rus si një cenim të integritetit territorial të një shteti të pavarur. Meta tha: “Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dua të shpreh shqetësimin tonë të thellë lidhur me zhvillimet dramatike të ditëve të fundit në Gjeorgji dhe për pasojat e tyre, me efekte shumë më të gjera, të cilat ne shpresojmë që të parandalohen sa më shpejt”.
Muaji shtator paraqitet gjithmonë interesant, aq më tepër këtë vit që Shqipëria do të hyjë edhe në vitin elektoral. Realisht problemi qëndron tek opozita dhe moskoordinimi i aleatëve të përbashkët të saj. A shikoni ndonjë mundësi bashkëpunimi paraprakisht?
Ju e dini se problemet që janë shkaktuar në kampin opozitar, kanë ardhur që në krye të herës prej prishjes së marrëveshjes së bashkëpunimit të koalicionit nga ana e lidershipit të Partisë Socialiste, në mënyrë krejt joparimore dhe jotransparente, duke realizuar një aleancë të paprinciptë me kreun e mazhorancës, zotin Berisha dhe duke i shërbyer atij, për të realizuar ato ndryshime kushtetuese, jodemokratike dhe që e kthejnë mbrapa Shqipërinë dhe njëkohësisht thelbin e një shteti demokratik, që është ai i kontrollit dhe i balancës ndërmjet pushteteve. Njëkohësisht, ju e dini se po kështu ishte lidershipi i Partisë Socialiste, që për interesa tepër të ngushta dhe për qëllime tejet afatshkurtra të këtij lidershipi, realizoi një ndryshim kushtetues, për sa i përket sistemit zgjedhor, i cili nuk është më i përshtatshmi për kushtet e vendit tonë, duke iu përmbajtur edhe parimit proporcional- rajonal. Dhe njëkohësisht, nuk do të doja të përmendja shumë fakte të tjera, kur blloku opozitar është ndjerë i tradhtuar nga qëndrimet flagrante të lidershipit të PS-së, në bashkëpunim me kryeministrin Berisha, që kanë synuar përforcimin e këtij të fundit. Kështu që LSI nuk ndien asnjë lloj përgjegjësie, sepse i ka bërë të gjitha përpjekjet e saj, në kohën e duhur, për të parandaluar një situatë të tillë politike në vend, por ju e dini që edhe sot e kësaj dite, Partia Socialiste nuk i është përgjigjur një ftese zyrtare, nga kryetari i grupit tonë parlamentar për kryetaren e tyre të grupit parlamentar, për të diskutuar për diçka, që nuk ka të bëjë thjesht me interesat e LSI-së apo të PS-së, apo qoftë të të gjithë opozitës, por me interesat e vendit, që është pikërisht Reforma Zgjedhore, sepse Partia Socialiste synon të vazhdojë politikën e faktit të kryer, duke i mbyllur këto marrëveshje dhe reforma të mëdha me Sali Berishën dhe më pas, të bëjë edhe teatrin e radhës, sikur shkëmben replika me Berishën. Pra, në këtë situatë Lëvizja Socialiste për Integrim, do të vazhdojë të forcojë rolin e saj opozitar dhe pa asnjë diskutim që nuk do të tolerojë dhe do të denoncojë çdo bashkëpunim të çdo segmenti të opozitës me Sali Berishën, në kundërshtim, në radhë të parë, me interesat e vendit, por edhe në kundërshtim edhe me interesat e të gjithë opozitarëve sot në Shqipëri, që kërkojnë largimin një orë e më parë të Berishës nga pushteti dhe shtyrjen e mandatit të Berishës edhe disa muaj të tjerë, me pretekstin gjoja të mosbërjes së kartave të reja të identitetit.
Si do t u përgjigjeshit akuzave të zotit Braçe që LSI sërish, me lëvizjet e saj, po ndihmon Partinë Demokratike të vijë në pushtet, si në zgjedhjet e 2005-ës?
Mendoj se përsëritja e akuzave të vjetra dhe tepër bajate nga përfaqësues të PS-së, se LSI me pozicionin e saj rrezikon gjoja të përçajë opozitën dhe të mbajë në pushtet Berishën, sikundër ka ndodhur kjo në 2005-ën, këto janë krejtësisht të pavërteta. Për fat të keq, këto tregojnë që lidershipi i PS-së nuk ka mësuar asgjë nga 2005-a dhe po vijon të ngarkojë veten me përgjegjësi shumë të rëndë edhe për zgjedhjet e vitit 2009. Në radhë të parë, para elektoratit të vet, por dhe para të gjithë vendit që kërkon ndarjen një orë e më parë nga Berisha. Sepse, më duhet t ju them që LSI nuk ka shkaktuar humbjen e së majtës në 2005-ën dhe këtë e them me bindje shumë të plotë. Humbjen e së majtës në 2005-ën e ka shkaktuar Partia Socialiste, e cila në mënyrë antikushtetuese, aplikoi sistemin e megadushkut, pra të trafikimit të votave, të cilat favorizuan Partinë Demokratike që e bëri shumë mirë këtë trafikim të votave dhe njëkohësisht favorizuan edhe bashkimin e disa partive, për të cilat bëri fushatë Partia Socialiste, siç ishte Partia Agrare, që votat e socialistëve, i çuan në koalicion me Partinë Demokratike. Kjo ndodhi vetëm për të dëmtuar LSI-në, e cila u tregua tepër e principtë dhe nuk u bë pjesë e trafikimit të votave. Përsëri këta rrezikojnë të bëjnë të njëjtin gabim. Ne e kemi për të detyrë t i paralajmërojmë dhe i kemi bërë paralajmërimet tona publike, por nuk i ndalojmë dot në marrëzinë e tyre, në qoftë se ata nuk janë në gjendje të arsyetojnë me gjakftohtësi dhe me përgjegjësi dhe njëkohësisht nuk arrijmë t i ndalojmë dot në rast se janë të kapur në mënyrë të pakthyeshme nga ana e Berishës. Kështu që me sistemin e ri, janë të gjitha mundësitë përmes Kodit të ri Zgjedhor, të bëhen ato përmirësime, të cilat e forcojnë thelbin e sistemit, që është proporcionaliteti dhe të cilat do të bëjnë që çdo koalicion do të marrë votat e tij, do të marrë mandatet e deputeteve të tij, pasi sistemi aktual është shumë avantazhues për opozitën, sesa sistemi i mëparshëm mazhoritar, në kushtet kur kemi dy koalicione opozitare. Mbetet të shohim në muajt që vijnë, nëse veprimi i lidershipit të PS-së, do të jetë në interes të mbrojtjes të thelbit të proporcionalitetit të sistemit, që është edhe vetë interesi i opozitës dhe i të gjitha forcave opozitare, apo do të jetë në interes të krijimit të avantazheve të tjera të padrejta të Berishës, në kundërshtim me vetë thelbin e sistemit që është proporcionaliteti. Ndaj në këtë aspekt, më duhet t ju them që nuk është as faji dhe as përgjegjësia jonë, në rast se ata nuk kanë nxjerrë mësime nga viti 2005. Ne nuk mund të kritikojmë veten, sepse nuk u bëmë pjesë e korrupsionit të votave, në vitin 2005, pra pse nuk u bëmë pjesë e megadushkut. Në argumentet që ishin për ndryshimin e sistemit dhe që ne e kishim kërkuar, ishte pikërisht ndarja nga megagushku, pra ndarja nga korrupsioni elektoral, i cili është thelbi i të gjithë korrupsionit të sistemit politik sot në vend.
Sa solid është koalicioni “E Majta për Integrim”, duke pasur parasysh lëvizjet e PDS dhe PAD dhe ftesa e fundit të Partisë Demokratike për zotin Ceka?
Dua të them që Lëvizja Socialiste për Integrim është forca kryesore e këtij koalicioni. Ne jemi të hapur për çdo forcë politike dhe aktor politik apo social, që dëshiron të kontribuojë dhe të ndajë në radhë të parë, përgjegjësi me Lëvizjen Socialiste për Integrim, për të sfiduar këtë realitet të shëmtuar politik, ku në mënyrë flagrante është bërë më se konsistent bashkëpunimi për krijimin e një kaste dypartiake, politike dhe ekonomike, që rrezikon jo vetëm themelet e një shteti demokratik, por edhe liritë dhe të drejtat themelore të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.
A keni kërkuar takim me ish-kryetarin e Partisë Socialiste, Fatos Nano, dhe pse?
Absolutisht nuk ekziston ndonjë kërkesë për takim të tillë dhe nuk ka arsye që të ekzistojnë as keqkuptime, për emra të përveçëm, kushdo qofshin ata. Mendoj se qëndrimet e LSI-së kanë qenë dhe mbeten tepër parimore.
Duke argumentuar situatën politike dhe lëvizjet e fundit të LSI-së, analistët shprehen se aksioni aktual i LSI-së në opozitë do të ketë një fund, sepse po shfrytëzon bashkëpunimin PS-PD, i cili do të ashpërsohet në fushatën elektorale. Do të ndryshojë LSI-ja taktike apo ka një përgjigje për këtë lloj komenti?
Lëvizja Socialiste për Integrim është sot forca kryesore opozitare në vend, është forca kryesore, e cila e ka treguar qartë Sali Berishën, si përgjegjës kryesor edhe të mynxyrës së Gërdecit. Eshtë forca e parë që ka kërkuar një komision hetimor parlamentar, për këtë çështje dhe që çuditërisht nuk është mbështetur nga disa forca të tjera opozitare. Lëvizja Socialiste për Integrim është forca kryesore politike në vend, e cila ka dënuar dhe ka kundërshtuar në mënyrë parimore, pikërisht shkatërrimin e thelbit të Kushtetutës, që ishte parimi i ndarjes dhe i balancës së pushteteve, që u zëvendësua me përqendrimin e pushteteve në një dorë të vetme, atë të Kryeministrit, pikërisht të Sali Berishës dhe këtë e ka bërë, për fat të keq, Partia Socialiste, në radhë të parë, ose më saktë lidershipi i saj zyrtar, se pati edhe plot deputetë të përgjegjshëm që e kundërshtuan dhe e denoncuan këtë aferë. Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon dhe do të vazhdojë të jetë forca e parë kryesore në vend. Për sa i takon pjesës teatrale, atë që me të drejtë zoti Zheji e ka quajtur, pjesa e marrëdhënieve sipër banakut, të lidershipit aktual të PS-së me Berishën, pra të atyre gjoja polemikave, kjo mendoj se nuk do t u hedhë hi syve të shqiptarëve, të cilët janë dëshmitarë se kush e ka mbajtur dhe kush i ka dhënë oksigjen Berishës, në ditët kur ai duhet të ishte larguar nga posti i tij, dhe kush i dha Berishës për tri orë, në Parlament, përmes ndryshimeve kushtetuese, ato që ai nuk i realizoi për 14 vjet, sepse populli shqiptar asnjëherë nuk ia dha dhe nuk ia besoi të gjitha ato pushtete. Për sa ai takon asaj pjesës tjetër, të më falë zoti Zheji që i referohem pa i kërkuar një miratim, pjesës së banakut, që ka të bëjë me ndryshimin e ligjeve të sporteve, që kanë të bëjnë me veprime të paligjshme të kryera që më parë, për të shkatërruar dhe betonizuar të gjitha terrenet sportive që kanë mbetur gjallë në Tiranë, për përfitime tashmë të qarta, të grupeve që qëndrojnë pas krerëve të këtyre dy forcave politike. Përsëri mendoj që opinioni publik do të vazhdojë të njihet dhe të informohet, jo vetëm nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila kryen detyrën e vet, që ka dhënë në zgjedhjet e fundit vendore, edhe në Tiranë, por edhe nga shoqëria civile, nga grupimet ambientaliste që po ndërgjegjësohen gjithmonë e më shumë. Kjo masakër e urbanistikës dhe ky “Gërdec urbanistik” i kryeqytetit do të marrë fund, sepse jo të gjithë i kanë mundësinë të shkojnë dhe të jetojnë jashtë qytetit.
Ky lajm është publikuar: 14/08/2008