E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Qeveria, përgjegjëse në rritjen e energjisë”

 

PS bën përgjegjëse qeverinë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend. Deputeti i PS-së, Ilir Beqja në konferencën e djeshme për shtyp deklaroi se: “Të tre operatorët që mundësojnë furnizimin me energji elektrike për shqiptarët, janë vënë në garë kush do të rrisë më shumë çmimin e energjisë. Rritja e kërkuar nga të tre së bashku është më e madhe se 50 % e çmimit aktual”. “Përveç shtrenjtimit të çmimit të energjisë, familjarët do të paguajnë një shtesë fikse 1 mijë lekë në muaj, ndërsa bizneset do të paguajnë një shtesë 20 mijë lekë në muaj. Qeveria shqiptare është bashkëpërgjegjëse direkt në rritjen e çmimit të energjisë, sepse është pronare e kompanisë së prodhimit”, tha Beqja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›