E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moisiu 80 vjeç mungojnë Berisha dhe Rama

 

Ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu festoi dje 80 vjetorin e lindjes së tij. Në këtë përvjetor, ish-kreu i shtetit organizoi një pritje ku kishte të ftuar deputetë, politikanë, përfaqësues të medias. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm presidenti Bamir Topi, si dhe dy paraardhësit e tjerë të tij, Ramiz Alia dhe Rexhep Meidani. Mungonin liderët dy partive e kryesore në vend, kreu i PD-së, kryeministri Sali Berisha dhe lideri i PS-së, Edi Rama. Në fjalën përshëndetëse, Moisiu tha se: “Gjatë këtyre viteve për njeriun është e rëndësishme që të bëjë diçka për veten, për fëmijët, por në radhë të parë dhe mbi të gjitha për kombin”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›