MLLADIÇ, FORCAT SERBE E KëRKOJNë Në NJë FABRIKë
Forcat speciale serbe, që i janë vënë pas ish-shefit
të ushtrisë së serbëve të Bosnjës, Radko Mlladiç,
kanë ndërmarrë së fundmi një kërkim në një fabrikë në
perëndim të vendit, sipas urdhrave të prokurorëve të
krimeve të luftës. Mlladiç përballet me akuzat për gjenocid
dhe është i dyshuari më i kërkuar për krime lufte
për sa i përket konfliktit të Bosnjës. Forcat serbe kanë
hyrë në fabrikë me armatime të rënda. Kërkimi i tyre
është përqendruar te Mlladiç, por edhe tek ata që mund
ta kenë ndihmuar atë të qëndrojë në arrati për kaq
shumë kohë. Spekulimet për arrestimin e tij janë shtuar
që pas arrestimit të Karaxhiçit në korrik të këtij viti.
Kapja e Mlladiçit do të konsiderohet një sukses nga
Gjykata e Hagës, në të cilën aktualisht ndodhen disa
nga kriminelët e luftës. Mlladiç akuzohet për disa nga
kasaphanat më të mëdha të luftës së Bosnjës.