MOSKË – Kremlini qëndron i heshtur ndaj bisedimeve ‘teknike’ me SHBA-në për luftën në Ukrainë

MOSKË, 25 mars /ATSH-DPA/- Kremlini tha se bisedimet e djeshme me përfaqësuesit e SHBA-së në Arabinë Saudite për luftën në Ukrainë kanë qenë të një natyre “teknike”, ndërkohë që qëndron i heshtur për rezultatin konkret të diskutimeve.
“Përmbajtja e negociatave nuk do të publikohet”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Delegacionet, tani do të informojnë lidershipin politik në Moskë dhe në Uashington rreth bisedimeve, të cilat do të analizohen”, tha ai.
Përfaqësuesit e SHBA-së dhe Rusisë zhvilluan bisedime dje në Riad, për më shumë se 12 orë, veçanërisht për të diskutuar një armëpushim të mundshëm detar për të siguruar transportin në Detin e Zi. //a.i/