E Diel, 1 Nëntor 2026

MPPTT do të kërkojë penalizmin e të gjitha subjekteve që shkelin detyrimet kontraktuale

Përjashtohen nga prokurimet publike subjektet “Rubin Petrol” dhe “Alba Konstruksion”, për shkeljen e afateve

TIRANE - Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit i ka kërkuar Agjencisë së Prokurimit Publik, përjashtimin e subjekteve “Rubin Petrol” dhe “Alba Konstruksion” nga prokurimet publike, futjen e tyre në listën e zezë ashtu sikurse ka kërkuar nga Komisioni i Posaçëm i Dhënies së Licencave fillimin e procedurave për heqjen e licencave të këtyre subjekteve të ndërtimit.
Shkak për këtë është bërë fakti që edhe pse i është shtyrë dy herë afati i punimeve për ndërtimin e Unazës Kavajë, ende sot e kësaj dite ato nuk kanë përfunduar. Përveç vonesave këto dy subjekte kanë realizuar një cilësi punimesh të papranueshme.
Kërkesa e MPPTT drejtuar Agjencisë së Prokurimit Publik është vetëm një paralajmërim për të gjithë kontraktorët.
Ministria do të vazhdojë të marrë masa drastike dhe të dërgojë për penalizim të gjitha subjektet që nuk do të përmbushin detyrimet kontraktuale si në shkeljen e afateve dhe në cilësinë e punimeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›