EULEX: Bastisja për tenderët për ndërtimin e rrugëve
Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, nëpërmjet një komunikate për shtyp ka bërë të qartë se hetimet dhe bastisjet që kanë ndodhur në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit dhe banesat private të personave nga kjo ministri, ndërlidhen me disa tenderë për ndërtimin e rrugëve në Kosovë, gjatë periudhës 2007-2009.
Bastisjet janë autorizuar paraprakisht nga gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë", thuhet në komunikatë. Në këtë fazë, thuhet në komunikatë, "bastisjet janë thjeshtë të karakterit hetues dhe materiali, i cili është duke u mbledhur, do të analizohet me kujdes nga policia dhe PSRK-ja.
Në mesnatë ministri Fatmir Limaj, doli në një konferencë të shkurtër për media, ku konfirmoi se janë bastisur zyrat e tij dhe banesa e tij.