E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria U-21, e varfër dhe me Azerbajxhanin



Me vetëm gjashtë lojtarë nga barazimi 1-1 në Baku, Shqipëria U-21 nuk reflektoi asnjë autokritikë në barazimin e dytë me Azerbajxhanin, kësaj radhe 0-0, vetëm pesë ditë pas humbjes poshtëruese 4-0 me Kroacinë në Varazhdin. Kjo ishte edhe ndeshja e fundit e Shqipërinë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2009 të kësaj moshe, duke zënë përfundimisht vendin e katërt midis gjashtë kundërshtarëve, duke grumbulluar 12 pikë pas dhjetë takimesh: 3 fitore (dy me Ishujt Faroe e një me Kroacinë), 3 barazime (dy me Azerbajxhanin e një me Greqinë) e 4 humbje (dy me Italinë, një me Greqinë e një me Kroacinë). Shqipëria në një stadium pa shumë entuziazëm si i Vlorës, zhvilloi një lojë shumë të varfër e aspak dinjitoze ndaj kundërshtarit më të dobët në Grupin 1, Azerbajxhanit, që u shfaq më i impenjuar ndaj kuqezinjve të vegjël. Kronika e lojës më shumë ka parë gjyqtarin lituanez Mazeika të merret me nxjerrjen e kartonëve të verdhë e të kuq, sesa ka regjistruar goditjet në portat respektive.
Minuta e 4-t prodhoi edhe “konfliktin” e parë, kur Gerhard Progri i Shqipërisë e Tagim Nevrurzov i Azerbajxhanit shkëmbyen replika, që sollën edhe ndëshkimin e të dyve me karton të verdhë nga gjyqtari lituanez Mazeika. Në minutën e 5-të, mesfushori i Hacetepe në kampionatin turk, shkodrani Gilman Lika ekzekutoi një goditje të lirë nga rreth 25 metra, por silura e tij u bllokua nga portieri azer, Makov. Goditja e parë nga këndi i takoi Azerbajxhanit në minutën e 10-të, Matov harkoi te Samir Zargarov, i cili rrezikoi me gjuajtjen. Një minutë më pas sërish Matov nga këndi, e Vugar Nadirov goditi me kokë, por jashtë kuadratit të mbrojtur nga Saimir Ujkani, i cili luan në kampionatin italian me Palermon. Miqtë e largët në 15 minutat para, dukej se e njihni më mirë fushën e stadiumit “Flamurtari”, teksa u panë më të organizuar në mesfushë. Në minutën e 18-të, Enco Malindi shenjestroi portën, por gjuajtja e sulmuesit të Spartakut të Varnës në Bullgari, ishte shumë e lehtë. Njëzet minutat e para të Shpresës sonë ishin shumë të varfra në një stadium thuajse të zbrazur. Gabime të shumta, nivel i ulët. Arifaj shpërtheu në krahun e majtë në të 28’, por aksioni u vonua me pasime horizontale, derisa Gerhard Progni i Besës e përfundoi me një goditje nga 16 metra të mbërritur qetësisht në duart e portierit kundërshtar. Trajneri Bushati kuptoi se diçka nuk ectë në mesfushën e Shqipërisë, duke hedhur në minutën e 30-të mesfushorin e Flamurtarit, Ilirjan Çaushaj në vend të mbrojtësit të Shkumbinit, Daniel Ramazani. Në të 36’, Gerhard Progri tentoi nga një distancë e largët, por sfera përfundoi disa metra mbi shtyllën horizontale të portës azere. Gjithsesi, një shkëndijë e zbehtë në lojë pa fantazi të Shqipërisë. Të njëjtin gjë në të 37’ bëri edhe azerbajxhanasi Guliyev, me një gjuajte pa adresë nga një distancë e largët. Në minutën e 40-të, Çaushaj gaboi duke i dhuruar një top Matovit, ky i fundit krosoi dhe Zargarov kishte mundësi për të shënuar në portën tonë. Minutar e fundit nuk sollën asgjë për të shënuar. Vërshëllima e gjyqtarit lituanez pas dy minutave shtesë i çoi ekipet në dhomat e zhveshjes me pjesën e parë të mbyllur jo vetëm pa gola, por dhe pa raste të qarta për të dy ekipet, por me një epërsi territoriale të miqve.
Pjesa e dytë nisi me topin e parë të Shqipërisë, e sërish me një dëmtim të Progrit pas përplasjes së Nadirovit, në rrethin e mesit të fushës, por faulli është i Azerbajxhanit. Momenti i parë i rrezikshëm i takoi Sukajt në minutën e 48-të. Sulmuesi i Gençlerbirligi në ecje e sipër goditi me të majtën në brendësi të zonës, por topi përfundoi ngjitur me shtyllën pingule të portës azere. Golashënuesi më i mirë i Shqipërisë në Euro 2009 (5 gola) Xhevair Sukaj në të 52’ kontrolli mjaft mirë topin brenda zonës, duke lëshuar një diagonale të ulët, por sfera përfundoi në pranë shtyllës së djathtë pingule. Rasti më i mirë i Shqipërisë. Në të 56’ Matov gjuajti bukur në afërsi të zonës, duke dhuruar emocione për shikuesit e paktë. Edhe Nadirov nga një gjuajtje e lirë në të 58’ nuk solli asgjë. Në të 61’, Progni bëri një veprim të zgjuar, por gjuajtja e sulmuesit të Besës nuk solli asnjë rrezik për Azerbajxhanin. Guliyve pati rastin më të mirë për të shënuar në minutën e 63-të, kur Ujkani nuk arriti të zotëronte topin, por gjuajtja e tij u bllokua. Një minutë më pas, Sukaj reagoi keq ndaj një futbollisti kundërshtar, duke u ndëshkuar edhe me karton të kuq në minutën e 64-t e duke mbyllur aventurën e tij me Kombëtaren U-21 me një shembull jo të mirë. Shqipëria me dhjetë lojtarë për më shumë se 25 minuta. Lika pati rastin më të mirë, por gjuajtja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën pingule.
Në minutën e 75-të, Malindi i dha një top të artë Brian Filipit, por sulmuesi i Ravenës, edhe pse i lirë, u ngatërrua me këmbët e tij, duke mos gjuajtur dot. Pesëmbëdhjetë minutat e fundit ishin një garë kartonësh të verdhë: tre për Azerbajxhanin e një për Shqipërinë, duke e çuar në tetë numrin total të tyre, teksa “qershiza mbi tortë”, ishte i kuqi i Sukajt. Gjithsesi, ishte
Nadyrov i Azerbajxhanit me goditjen e tij nga larg i bëri edhe mbylljen ndeshjes më të keqe të Shqipërisë në vendin e saj.
Për në fazën tjetër të eliminatoreve të Kampionatit Europian u kualifikua direkt Italia, që zuri vendin e parë në Grupin 1, ndërkohë që Kroacia e vendit të dytë do të luajë ndeshje plej-ofi.

EURO U-21, GRUPI I
Ndeshjet e Shqipërisë
01.06.2007: Itali-Shqipëri 4-0
06.06.2007: Shqipëri-Ishujt Faroe 1-0 (Bakaj 67’, pen)
08.09.2007: Shqipëri-Kroaci 1-0 (Cani 75’)
11.09.2007: Shqipëri-Itali 0-1
17.10.2007: Azerbajxhan-Shqipëri 1-1 (Shoshi 81’)
17.11.2007: Ishujt Faroe-Shqipëri 0-5 (Sukaj 25’, 49’, 58’, Abilaliaj 51’, Progni 85’)
21.11.2007: Greqi-Shqipëri 2-1(Sukaj 34’)
20.08.2008: Shqipëri-Greqi 1-1 (Sukaj 66’)
05.09.2008: Kroaci-Shqipëri 4-0
10.09.2008: Shqipëri- Azerbajxhan 0-0

RENDITJA
Italia 10 24
Kroacia 10 22
Greqia 10 18
SHQIPËRIA 10 12
Ish.Faroe 10 4
Azerbajxhani 10 3

Reali i Madridit nis luftën kundër tatuazheve

Alarm te Reali i Madridit. Lojtarët duhet të informojnë më parë klubin përpara se të nisin “dekoracionet”. Lajmi është dhënë nga dy gazetat më të madhe sportive spanjolle “Marca” e “As”, që publikojnë edhe dy histori të veçanta nga “Shtëpia e Bardhë”, teksa stafi mjekësor i Realit të Madridit është detyruar edhe të plotësojë dëshirën e lojtarëve për t’i hequr ato. Tani e më pas, lojtarët e Realit që dëshirojnë të dekorojën trupin e tyre me shkrime, simbole apo vizatime të vogla apo të mëdha, bardhe e zi apo me ngjyra, duhet të lajmëroj më parë mjekun. Nuk është se do të marrin lejë, por klubi madrilen kërkon të mbajë nën kontroll shëndetin e lojtarëve me të cilët ka kontratë. Shqetësimi ka të bëjë me higjenën e anën fizike, ku mbi të gjitha kërkohet shmangia e infeksioneve apo sëmundjeve. Reali i Madridit dëshiron të programojë kohën e vizatimit të tatuazhëve gjatë pushimit apo gjatë kohës, në të cilën një sportist është në fazën e rikuperimit të një dëmtimi.

11 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›