E Diel, 1 Nëntor 2026

Houston, e kemi një problem

Shumë libra janë botuar për të kremtuar dyzetë vjetorin e zbarkimit të parë të njeriut në hënë në vitin 1969. Libri “Dark Side of the Moon” i autorit Wayne Biddle nuk është kremtues. Siç sugjeron titulli, është një vlerësim thellësisht skeptik i jetës së hershme dhe karrierës së Wernher von Braun, i cili ka luajtur një rol kyç në programin raketor gjerman para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Von Braun ishte sjellë në Amerikë në vitin 1945 dhe më vonë ka qenë udhëheqës në zhvillimin e raketës shtytëse Saturn V, e cila e ka nisur misionin Apollo 11 në hapësirë. Websajti i NASA-s e përshkruan atë si “pa dyshim, shkencëtari më i madh në botë i raketave.”

I lindur në vitin 1912, von Braun vinte nga një familje konservative Junker. Si student në Berlin, ai u ndesh me një grup të entuziastëve të raketave. Në vitet e tridhjeta, klientela vjen nga ushtria, duke vendosur një bazë raketore të veçantë në Detin Baltik, në Peenemünde, ku von Braun ka punuar prej vitit 1937 deri më 1945. aty ai ndihmoi të ndërtohej raketa A-4 (V-2). Gjashtë mijë raketa të tilla janë prodhuar dhe rreth tri mijë ishin hedhur në Londër dhe Antwerp në vitin e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Pas luftës, von Braun kishte pohuar se interesimi kryesor i tij ka qenë fluturimi hapësinor. Puna e tij për ushtrinë gjermane ka qenë një domosdoshmëri fatkeqe për shkak se aty ka qenë vendi ku burimet kanë qenë të siguruara dhe, përveç kësaj, ka qenë e rrezikshme t’i rezistohet shtetit nazist.

Biddle nuk e ka asnjërën prej këtyre. Në vështrimin e tij, von Braun ka qenë shumë larg të qenit vizionar i pafajshëm që ka marrë para nga nazistët për të vazhduar ëndrrën e tij. Ai ka qenë anëtar i partisë naziste dhe SS dhe e ka ditur se po zhvillonte armët në
Peenemünde dhe se armët ishin fabrikuar nga punëtorët skllevër. Ai ka pasur mjaft kontakte me udhëheqësit nazistë për të kuptuar qartë se çfarë regjimi ka qenë dhe ai ka ndihmuar për ta bindur Hitlerin për t’i dhënë prioritet të plotë programit V-2. Fakti se programi V-2 ishte i pavlerë nga pikëvështrimi ushtarak nuk e shfajëson von Braun-in nga përgjegjësia për atë që ka bërë.

Biddle pjesërisht është kritik ndaj personalitetit të ri që von Braun ka krijuar për veten – pas luftës, saktësisht për shkak se në mënyrë të përshtatshme e ka hedhë në një anë çështjen e përgjegjësisë. Von Braun nuk ka treguar kurrfarë keqardhje, madje as keqardhje që Biddle ia atribuon Albert Speer, ministrit të Hitlerit për armatim.
Në vështrimin e Biddle, von Braun ka ikur nga sfera e gjykimit moral me ndihmën e autoriteteve amerikane, të cilët kanë dashur ta punësojnë në programet hapësinore dhe raketore. Qëllimi i Biddle është ta bëjë atë përgjegjës, qoftë edhe pas vdekjes, për atë çfarë ka bërë. Dhe ai gjithashtu ka një pikë më shumë për ta bërë: shkencëtarët dhe inxhinierët, duke pohuar se janë ‘apolitikë’, shpeshherë ikin nga përgjegjësia e asaj që kanë ndihmuar të prodhohet. Me fjalë të tjera, von Braun është një shembull i jashtëzakonshëm për një fenomen më të përgjithshëm.

Ky është një libër pasionant që ngrit pyetje të rëndësishme morale, por paralajmëron më shumë sesa përmbush. Biddle, i cili ka fituar çmimin Pulitzer për reportazhin për programin antiraketor, fokusohet në kontekstin social dhe politik në Gjermani në mënyrë që të ndriçojë zgjedhjet që i ka bërë von Braun. Por ai thotë shumë pak rreth implikimeve të analizës së tij për garën hapësinore që e përmend në titullin e tij. A e ka skalitur përvoja e von Braun në Gjermaninë naziste në një mënyrë në programin amerikan, apo a është historia e tij një shembull i Shteteve të Bashkuara si vend i shanseve të dyta? Duke e cituar shkrimtarin Thomas Mann, Biddle pajtohet se teknika raketore gjermane ka qenë një formë e romantizmit teknologjik me lidhje të forta kulturore me politikën e krahut të djathtë. Shtetet e bashkuara, sikurse edhe Bashkimi Sovjetik, kanë ndërtuar atë që Gjermania e ka bërë. A është trashëguar më shumë se teknologjia? Biddle i argumenton këto pyetje shqetësuese por më vështirësi i adreson ato.

David Holloway jep mësim të Historisë dhe shkencave politike në Stanford University.

Përgatiti: A. Beka

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›