E Diel, 1 Nëntor 2026

Oketa takim me delegacionin italian të NATO

Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa është takuar me delegacionin e nivelit të lartë të Senatit Italian. Kryesuesi i delegacionit Sergio De Gregorio pasi e falënderoi ministrin Oketa për pritjen, u shpreh se në më pak se dy javë Shqipëria është e mirëpritur në NATO, dhe kjo mikpritje është plotësisht e merituar. Gjatë këtij takim, ministri Oketa ka falënderuar parlamentarët italianë për vizitën e tyre në Shqipëri, për më tepër në këto momente historike, kur na ndajnë vetëm pak ditë nga pranimi me të drejta të plota i Shqipërisë në NATO. Ai ka shprehur falënderimet për Qeverinë italiane, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Italisë, të cilat prej vitesh kanë dëshmuar miqësinë, bashkëpunimin dhe mbështetjen e madhe për Shqipërinë dhe Forcat tona të Armatosura. Oketa i njohu senatorët italianë me arritjet dhe reformimin e Forcave të Armatosura Shqiptare si dhe transformimin e tyre për përmbushjen e standardeve për anëtarësim. Ndërsa nga ana e tij, De Gregorio vlerësoi se statusi i ri i Shqipërisë si anëtare e NATO- s, lehtëson edhe më shumë aspiratën për anëtarësimin edhe në Bashkimin Europian. Senatorët Lamberto Dini dhe Franco Marini vlerësuan reformat e thella që janë ndërmarrë në vend duke e çmuar Shqipërinë një vend të zhvilluar, të sigurt dhe me një demokraci të konsoliduar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›