E Diel, 1 Nëntor 2026

Përçarje në PD e Fierit, Këshilli i Qarkut padit kryetarin

Kryetari aktual i Këshillit të Qarkut të Fierit, Luan Muçaj, padit paraardhësin e tij Ferdinand Murati, i cili aktualisht është kreu i PD- së lokale. Padia në drejtim të Muratit është për një leje ndërtimi të dhënë në vitin 2000, e cila u konsiderua e jashtëligjshme në vitin 2003 nga KRRTSH- ja. Leja u vlerësua e jashtëligjshme në atë kohë, por vetëm 4 ditë më parë në zyrat e Këshillit të Qarkut mbërriti një shkresë nga Zyra e Përmbarimit, e cila i kërkon institucionit të dëmshpërblejë me rreth 3 milion lekë, një qytetar nga Patosi i dëmtuar nga leja e dhënë nga ish kreu i qarkut Ferdinand Murati. Kjo situatë është bërë shkas, që kreu aktual Muçaj të dërgojë çështjen në gjykatë, duke paditur ish- kryetarin Murati. Një situatë e tillë brenda PD- së lokale të Fierit, po ndodh vetëm pak ditë para zgjedhjeve për kreun e degës, ku të dy emrat e lartë përmendur, Luan Muçaj dhe Ferdinand Murati janë dy nga kandidaturat për kreun e PD- së së Fierit. Zgjedhjet e PD në këtë qytet, pritet të zhvillohen të shtunën e ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›