Partia e Ballit Kombëtar Demokrat nderon të rënët në Grehot
Partia e Ballit Kombëtar Demokrat ka nderuar ditën e djeshme në Grehot të Gjirokastrës 36 martirët nacionalistë, të cilët u vranë nga forcat pushtuese fashiste, midis tyre edhe Hysni Lepenica. Kryetari i kësaj partie, Artur Roshi, i shoqëruar nga qindra pjesëmarrës, familjarë etj., vunë kurora me lule në vendin e ngjarjes. Roshi tha se Grehoti ka një mesazh të qartë për popullin shqiptar, për vlerat demokratike, duke rikujtuar se beteja me komunizmin nuk ka përfunduar ende. “Ajo që nderon veprën e të rënëve për demokraci është mbizotërimi i ideve të tyre anti-komuniste. Betejat me komunistët nuk kanë mbaruar, ajo do të jetë në një formë a në një tjetër në çdo moment të jetës që po kalojmë. Këta martirë dhanë jetën në shërbim të demokracisë e prosperitetit të vendit tonë, prandaj ne duhet të punojmë që Shqipëria t'i bashkohet sa më shpejt strukturave të Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, - tha kryetari i PBKD-së në ceremoninë e përkujtimit të kësaj ngjarjeje historike. Më tej, në fjalën e tij, Roshi tha se PBKD-ja do të bashkohet me koalicionin e djathtë në zgjedhjet e vitit 2009. Sipas Artur Roshit, bashkimi është i vetmi kusht që duhet për të triumfuar në zgjedhjet me të majtën. Në Grehot 65 vjet më parë, më 14 shtator të vitit 1943, tridhjetë e gjashtë dëshmorë përfaqësues të Ballit Kombëtar dhanë jetën e tyre gjatë betejës me pushtuesit italianë. Në këtë betejë dha jetën edhe nacionalisti i njohur shqiptar, Hysni Lepenica. Të pranishmit në ceremoninë e djeshme kërkuan nga historia që të vlerësohen figurat nacionaliste, si dhe beteja e Grehotit.
Xhixho: Viti i ri shkollor, pa asgjë të re
Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Erisa Xhixho, deklaroi dje se vitit i ri shkollor nis me probleme të shumta që lidhen me infrastrukturë, si dhe probleme të tjera. “Fatkeqësisht realiteti i fillimit të këtij viti shkollor paraqitet problematik në shumë drejtime. Si asnjëherë tjetër, në këto vite të tranzicionit shumë prej nxënësve të viteve të ndryshme të arsimit parauniversitar nesër do të shkojnë në orët e mësimit, pa tërësinë e librave mësimore në duart e tyre. Njëkohësisht ne shprehim shqetësimin tonë, pasi ky vit i ri i gjen nxënësit me probleme të shumta në infrastrukturë me klasa me mbi 50 nxënës, me një premtim të pambajtur dhe thjesht elektoral sikurse ishte ai i “Rinisë në moshën e Internetit””, - tha Xhixho. Sipas saj, ky vit shkollor fillon me godina mësimore në bashki e komuna të ndryshme të vendit në gjendje të amortizuara e me problematika serioze që cenojnë dukshëm ecurinë normale të një procesi mësimor. Mungesa e investimeve publike në fushën e arsimit është treguesi konkret i shumë shqetësimeve që sistemi i infrastrukturës shkollore po paraqet në këto rende administrative përkatëse.
Ligjet, sot shqyrtimi i administratës së gjyqësorit
Komisioni i Ligjeve do të marrë në shqyrtim sot projektligjin për administratën e gjyqësorit. Vetëm në seancën e sotme të këtij komisioni do të vihet re edhe qëndrimi konkret i opozitës, pasi deri më sot PS është shprehur disi skeptike. Ministria e Drejtësisë i ka propozuar qeverisë një projektligj, me anë të të cilit propozohet që administrata gjyqësore të përfitojë statusin si të nëpunësit civil të administratës publike, ndërkohë që propozohet t’i njihet edhe i njëjti trajtim financiar me punonjësit e Ministrisë së Drejtësisë. Një propozim i tillë nga institucioni i drejtësisë, i cili ka kaluar tashmë në qeveri, i jep përfundimisht zgjidhje statusit të administratës, duke parashikuar, jo vetëm ekzistencën e procedurave standarde të rekrutimit apo të punësimit të administratës, por edhe një trajtim financiar të përshtatshëm dhe në përputhje me rëndësinë që ka vetë kjo pjesë e sistemit gjyqësor. Miratimi i projektligjit do të sjellë impakt pozitiv edhe në vetë forcimin e gjyqësorit, duke luftuar fenomene të tilla si korrupsioni, apo duke rritur transparencën e këtij pushteti në dhënien e drejtësisë dhe gjithashtu do të thellojë dhe forcojë më tej reformën në drejtësi. Me vendim të Këshillit të Ministrave, projektligji dhe relacioni i Ministrisë së Drejtësisë i kalojnë Kuvendit të Shqipërisë për shqyrtim.