Madl mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

31/03/2005 Moisiu takon Presidentin e Hungarisë
Presidenti i Hungarisë, Ferenc Madl, i ka garantuar Presidenti shqiptar, Alfred Moisiu, mbështetjen që shteti i tij do t'i japë vendit tonë për integrimin në struktuart euroatlanike. Hungaria, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, do të japë kontribut në fusha konkrete si në turizëm, infrastrukturë, ekonomi etj., për të përshpejtuar ritmet e integrimit. Madl ka theksuar se Shqipëria duhet të realizojë detyrimet që i ka përcaktuar BE-ja për t'u bërë anëtare e kësaj strukture. Në këtë angazhim që ka ndërmarrë Shqipëria, sipas Madl, një vend të rëndësishëm zënë realizimi me sukses i zgjedhjeve të përgjithshme që vendi ynë ka këtë vit. Presidenti Madl tha se "Hungaria do të përkrahë Shqipërinë me të gjitha mjetet e mundësitë për integrimin euroatlantik, zhvillimin e infrastrukturës dhe investime në shumë fusha të tjera. Fatet tona janë të përbashkëta, ashtu siç janë të përbashkëta përpjekjet tona në fushën ekonomike". Gjatë takimit, Moisiu i ka kërkuar homologut të tij hungarez "mbështetje morale edhe konkrete të Hungarisë për integrimin e ardhshëm euroatlantik të Shqipërisë". Çështja e sistemit të vizave do të jetë një temë, që do të rishikohet, sipas Presidentit hungarez, për t'i krijuar kështu më shumë hapësira lëvizjes së lirë të qytetarëve. Gjithashtu, një temë tjetër, për të cilën dy homologët kanë ndarë të njëjtin mendim, ka qenë dhe çështja e Kosovës. Të dy Presidentët kanë theksuar se zgjidhja e shpejtë e statusit do të kontribuonte në stabilitetin e zhvillimin e rajonit. Gjatë vizitës së tij në Tiranë, zyrtare kreu i shtetit hungarez do të zhvillojë takime me Kryeministrin Fatos Nano, me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dhe me kryebashkiakun Edi Rama.