PS mbledh ministrat për platformën elektorale
31/03/2005 Ruçi kërkon paraqitjen e strategjive konkrete
Fushata elektorale e Partisë Socialiste për zgjedhjet e përgjithshme do të jetë e përqëndruar në platforma specifike për secilën zonë elektorale të vendit. Këto palatforma do të jenë në funksion të programit të përgjithshëm elektoral të PS-së. Grupi i punës për hartimin e platformës elektorale është mbledhur dje dhe ka përcaktuar disa nga pikat kryesore të kësaj fushate. Burime në PS-së theksojnë se fushata do të jetë e përqëndruar në dhënien e llogarisë për premtimet e parealizuara si dhe premtime konkrete me afate. Sipas ministrit të Arsimit, Luan Memushi, në këtë sektor do të premtohet "rritja e GDP në mënyrë të dukshme për arsimin, do të premtohet rritja e dukshme e pagave për sistemin arsimor parauniversitar, do të premtohen shifra, që kanë të bëjnë me rritjen e përqindjes së arsimit të mesëm profesional, rritje të shifrave të pranimit të fëmijëve në nivelin e parashkollorit, rritje të investimeve në të gjitha nivelet e shkollimit, një mbështetje për arritje të personelit mësimdhënës dhe të nxënësve dhe studentëve me rezultate të shkëlqyera". Platforma elektorale e PS-së do të bazohet kështu në rezultatet konktete të 8 viteve të qeverisjes së saj, me të gjithë indikatorët e arritjeve. Në këtë platformë do të jenë të përfshira të gjitha objektivat e PS-së për integrimin në Evropë, duke marrë në konsideratë përvojat e përparuara të partive të majta të Bashkimit Evropian. Grupi i punës ditët në vazhdim do të marrë në shqyrtim të gjitha strategjitë sektoriale të komisioneve të KPD-së, si dhe të gjitha dokumentet kryesore, lidhur me zgjedhjet në Shqipëri. Ky grup pune do të ndërtojë një sërë dokumentesh si platforma, programi, videoklipet, mesazhet kryesore, premtimet kryesore, të cilat do të jenë së shpejti dhe pjesë e shqyrtimit në Kongresin e 23 prillit të kësaj partie.