E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madona, gjysmë shekulli mes suksesit e skandalit



Mbretëresha e popit nesër më 16 gusht 2008, mbush 50 vjet. Është një datë tepër e rëndësishme dhe domethënëse për yllin kjo, pasi me këtë rast do të zhvilojë një turne botëror pas daljes në treg të albumit të saj të fundit “Hard Candy”. Është ndoshta mënyra më e mirë për të festuar një përvjetor të tillë, kaq delikat siç është ai kur lihen pas 5 dekada. Madona duket se nuk ka aspak ndërmend që ta braktisë skenën e muzikës dhe protagonizmin nga pak kudo, ndërkohë që në anën tjetër, turneu i saj “Sticky&Svveet” do ta çojë gjatë muajve të ardhshëm shëtitje pranë fansave të saj në të gjithë botën., projektet për këngëtaren e njohur sa vjen e shtohen. Vetëm deri tani, nga prenotimi i bietave për koncertet e Madonës janë arkëtuar 250 milionë dollarë. Më 5 shtator ylli i popit do të këndojë për fansat e saj në stadiumin “Olimpik” të Romës, ndërsa më pas edhe në kryeqytete të tjera të rëndësishme. E pra për Madonën mund të thuhet se bën tamam gjysmë shekulli mes sukseseve dhe skandaleve të njëpasnjëshme që gjithmonë e kanë mbajtur këngëtaren e njohur në qendër të vëmendjes së revistave, paparacëve, televizioneve dhe fansave të saj të shumtë. Që nga viti 1982, kur Madona firmosi kontratën e saj të parë diskografike startoi dhe karriera befasuese e saj. Ajo ka shitur 200 milionë disqe dhe sipas revistës amerikane “Forbes”, ka një pasuri që i tejkalon 400 milionë dollarët, për të mos harruar këtu futjen e saj në librin e rekordeve Gines në vitin 2006, si këngëtarja më e paguar e të gjitha kohërave. Për të kaluar kështu në fund te polemikat, debatet e skandalet që nuk i kanë munguar asnjëherë Madonës;
Shfaqjet gati lakuriq që në fillimet e karrierës së saj e deri te puthja lezbike me Britni Spirs (viti 2003 gjatë ndarjes së çmimeve të MTV-së) e kanë vendosur Madonën në qendër të thashethemeve dhe objektivave të paparacëve.

15 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›