Procesi për tragjedinë e Gërdecit nis më 4 maj
Gjykata e Lartë përcakton datën e nisjes së shqyrtimit të dosjes. Akuzat për ish-ministrin Mediu dhe 28 të pandehurit e tjerë të kësaj dosjeje
Laureta Rryçi
Tiranë - Gjykimi për dosjen “Gërdeci” do të nisë më 4 maj të këtij viti. Gjykata e Lartë përcakton datën e nisjes së shqyrtimit të dosjes më të bujshme, në të cilën të pandehur janë edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe shumë ish-ushtarakë. Burime pranë Gjykatës së Lartë shpjeguan dje për gazetën “Albania” se kolegji penal, i kryesuar nga gjyqtarja Majlinda Andrea, ka gjykuar se procesi duhet të nisë në muajin maj. Ndryshe nga herët e tjera, kolegji ka kërkuar kohë për shkak të volumit të dosjes. Dosja “Gërdeci” është cilësuar si dosja më me shumë fashikuj që ka dorëzuar për gjykim institucioni i akuzës. Sipas Prokurorisë, në tragjedinë e Gërdecit të një viti më parë gjetën vdekjen 26 persona, u plagosën rëndë 27 persona, u plagosën lehtë 109 persona, me dëmtime të parëndësishme 67 persona dhe dëmtime të tjera të paklasifikuara 61 persona, që janë trajtuar në spitale e qendra mjekësore.
Dosja
Dosja “Gërdeci” u dorëzua rreth dy javë më parë në Gjykatën e Lartë. Kështu, organi i akuzës nuk rrezikoi më me afatet hetimore, sikurse ndodhi me çështjen “Rrëshen-Kalimash”, me të pandehur ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha. Përveç katër të arrestuarve, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxholli dhe Sokol Gjeçi, pjesa tjetër e të akuzuarve janë në gjendje të lirë. Mes tyre edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim, së bashku me dy ish-sekretarët e Përgjithshëm të kësaj ministrie. Po për shpërdorimin e detyrës janë të pandehur edhe ish-ushtarakët më të lartë të Forcave të Armatosura, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, ish-zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, Agim Lala, ish-komandanti i Forcës së Bashkuar, Shpëtim Spahiu, si dhe Zija Bahja, ish-komandant i Forcës Mbështetëse.
Hetimi
Sipas kërkesës për gjykim, të 29 të pandehurit e kësaj dosjeje, në role dhe kohë të ndryshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer një sërë veprash penale, që nga “shpërdorimi i detyrës”, “shkatërrim të pronës”, “falsifikim të dokumenteve" dhe “vrasje me dashje, më shumë se njëherë kundër dy ose më shumë personave”.
“Nga hetimet e dosjes ka rezultuar se të pandehurit e kësaj dosjeje, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por në role dhe kohë të ndryshme, me veprimet dhe mosveprimet e tyre me dashje, kanë hartuar shkresa të paligjshme në respektim të zbatimit të urdhrave të kundërligjshme të firmosura nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, veprime këto që kanë faktuar një lidhje shkakësore me pasojat e ardhura nga ngjarja e ndodhur në Gërdec”, - shkruhet në kërkesën për gjykim, që tashmë ka mbërritur në Gjykatën e Lartë. Gjatë hetimit ka rezultuar se në punishten e çmontimit të municioneve në Gërdec, organizimi i punës bëhej duke u përqendruar në një numër të madh punëtorësh në një sipërfaqe shumë të vogël pune, çka ka cenuar kushtet e sigurisë teknike dhe kontrollin mbi procesin e çmontimit.
Box
Kolegji Penal
Datë 04 maj 2009
TRUPI GJYKUES
1. Majlinda Andrea
2. Evjeni Sinoimeri
3. Irma Bala
4. Besnik Imeraj
5. Evelina Qirjako
Nr. NR.AKT. RRETHI PALET NDERGJYQESE ORA RELATORI
1 6/09 TIRANE KERKUES: PROKURORIA E PERGJITHSHME TIRANE - FATMIR MEDIU, ARDIAN MULLAHI, SHKELZEN MADANI, YLLI PINARI, DASHNOR CAUSHI, ARMAND TARTARI, LUAN HOXHA, AGIM LALA, SHPETIM SPAHIU, ZIJA BAHJA, NDUE MARKU, HILMI LACAJ, ADRIATIK MEMA, REZART TERSHANA, DENIS HAJDARI, JORGO MINO, GEZIM HOSHAFI, FATBARDH KUCI, BESNIK DAUTI, AGIM BABAMETO, ZENUN FERRO, HYSNI COCKA, FARI TOSKA, FIQIRET MATO, LAVDI SHATRO, SOKOL NGJECI, DRITAN MINXOLLI MIHAL DELIJORGJI, JULIANA MARGARITI, "ALBADEMIL" SH.P.K.
N.248-25 K.P, 186,79dh,e-25,152/2-25 K.P,70/2-25 K.P.U 13.20 M.ANDREA
27 Mars 2009