Prapaskenat e Rrëshen-Kalimash, rrënimi i dosjes së miliardave të humbura
Procedurat e thjeshta minuan të gjithë hetimin që zbardhi abuzimet. Fija e hollë që ndan vonesën e Prokurorisë me skemën për shmangie
Habjon Hasani
Tiranë - Një vit e gjysmë punë e Prokurorisë së Tiranës dhe e Prokurorisë së Përgjithshme është në prag të shumëzimit me zero. Dosja “Rrëshen-Kalimash” përmban një hetim voluminoz duke përllogaritur një dëm prej 1 miliard e 24 milionë eurosh, vetëm se ka një problem të “vockël”: nuk ka autorë “të ligjshëm” të këtij dëmi. Duket absurde, por shtyrja e hetimeve për çështjen nga Prokuroria solli në këtë përfundim, ndërsa është gati fakt i kryer përjashtimi i ish-ministrit Basha dhe i ish-drejtorit të tij Juridik, Andi Toma, nga përgjegjësia për këtë dëm miliardësh. Ndonëse veprimet antiligjore të Bashës ishin vërtetuar plotësisht, vonesat në kryerjen e disa procedurave rutinë po kanosnin afatet e hetimit. Prokuroria përfitoi një shtyrje afati prej një muaji, por kur ajo kërkoi dhe një shtyrje të dytë kjo kërkesë iu refuzua nga gjykata duke i stopuar hetimet. Në këto kushte, kryeprokurorja doli publikisht dhe deklaroi se do ta apelonte këtë vendim, por ishte e detyruar ta respektonte përsa kohë ishte në fuqi. Pikërisht në periudhën e “tranzicionit të vendimeve”, Prokuroria e shpalli ish-ministrin Basha si të pandehur.
Basha
Lulzim Basha, nëpërmjet avokatit të tij, e quajti shkelje klasifikimin e tij si të pandehur në kushtet kur Gjykata ia kishte ndaluar Prokurorisë të vazhdonte hetimet. E, për hir të së vërtetës, deri në momentin e vendimit të Gjykatës, për Bashën nuk ishte firmosur asgjë. Por, pavarësisht “trukeve ligjore”, është i sigurt fakti se ministri Basha ka kryer me iniciativën e tij një zinxhir procedurash të jashtëligjshme, të cilat treguan se Ministria e Transporteve ishte totalisht jashtë loje dhe se projekte me kosto prej qindra miliona eurosh “kopsiteshin” sa nga zyra e Andi Tomës (ish-drejtor Juridik) deri te zyra e ish-ministrit Basha. Një paralizim total i institucionit dhe një “privatizim” i Ministrisë nga dy njerëz të përveçëm. Por sot gjithçka rezulton e kotë, pasi Prokuroria “dogji veten” me kërkesat e saj për shtyrjen e afateve hetimore. Natyrisht që kjo mund të kthehet në një kosto për këtë organ pasi një veprim i tyre procedural bëri që të shmangej gjykimi në themel i një dosjeje që për të paktën dy vite tronditi shqiptarët me nivelin e saj të abuzimeve. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të shpallur të pavlefshëm aktin e shpalljes të pandehur të ish-ministrit Basha (pasi ai u shpall në një kohë kur kishin mbaruar afatet), duket se ngelet vetëm një mundësi për ta rivënë çështjen në vëmendje të Gjykatës.
Mundësitë
Mënyra që prokurorët kanë parë si më të mundshmen gjatë analizës që bënë pak kohë më parë ishte përdorimi i ndonjë shkeljeje të bërë së fundi (si shembull gërmimet), hetimi dhe denoncimi i saj, duke risjellë në vëmendje të gjithë dosjen tashmë të hetuar. Megjithatë, ky ngelet një opsion alternativ dhe jo i studiuar deri në fund. Gjithsesi, është i sigurt fakti se abuzimet me volumet e gërmimeve nuk janë pjesë e dosjes, ndërsa shifrat e fryra të tyre janë denoncuar edhe te ”Albania”, duke përdorur një studim profesional inxhinierik. Përllogaritja e studimit është bërë në dy variante. Në njërin rast është parë rezultati vetëm duke përllogaritur në bazë të volumit të gërmimeve, ndërsa në rastin tjetër janë përllogaritur sasitë e deklaruara të gërmimeve dhe mbushjeve së bashku. Në të dy rastet rezultatet kanë qenë spektakolare. Sipas këtyre të dhënave të zbërthyera i bie që me të dhënat e Ministrisë (për gërmime + mbushje dheu) të jetë gërmuar në të gjithë gjatësinë e rrugës 37.3 m në thellësi. Pra, i bie që përgjatë gjithë aksit Rrëshen-Kalimash të jetë gërmuar në thellësinë e 15-katëshit të Tiranës! Një rezultat i habitshëm ky dhe që rezulton shumë larg realitetit të punimeve në terren. Por edhe në rastin e dytë, kur nuk janë llogaritur mbushjet (por vetëm gërmimet), rezulton se është gërmuar përgjatë gjithë aksit Rrëshen-Kalimash në thellësi rreth 27 metër! Sërish një rezultat i pamundur, sipas inxhinierëve të ndërtimit.
Box
Gjurmët e Bashës në dosje, favorizoi firmën “Ecorys”
“Duke vlerësuar sa thuhet në relacion përsëri Këshillit të Ministrave i paraqitet një situatë jo e vërtetë për të justifikuar lidhjen e kontratës së drejtpërdrejtë me shoqërinë “Ecorys Group”. Kjo për faktin se nga hetimi është provuar se megjithëse kontrata me shoqërinë “Bechtel-Enka” është lidhur me datën 6 tetor 2006, realisht dorëzimi i shesheve të ndërtimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve është bërë në fillim të muajit prill 2007. Pra pas gjashtë muajve pas lidhjes së kontratës, shoqëria “Bechtel” ka arritur të marrë në dorëzim sheshet e ndërtimit për të filluar punën. Kjo tregon se urgjenca për të përzgjedhur me prokurim të drejtpërdrejtë shoqërinë “Ecorys Group” dhe më pas shoqërinë ndërtuese të rrugës, nuk ka qenë e justifikuar. Ka qenë plotësisht e mundur të vazhdonin normalisht procedurat e miratuara me VKM Nr.158 datë 15.03.2006 dhe shoqëritë e përzgjedhura në tender të paraqisnin dhe dokumentacionin teknik për organizimin e tenderit të përzgjedhjes së ndërtuesit të Rrugës Rrëshen-Kalimash. Rezulton se argumentet e paraqitura nga ministri Lulzim Basha dhe drejtori i Shërbimeve Juridike në Ministri, Andi Toma, për nevojën e një konsulenti të huaj dhe realizimin e një prokurimi të drejtpërdrejtë me të, në relacionin e paraqitur Këshillit të Ministrave kanë qenë të rreme. Rrethanat e rreme të paraqitura në relacion për të justifikuar përzgjedhjen e një konsulenti ndërkombëtar, me prokurim të drejtpërdrejtë, përbëjnë veprime të kundërligjshme sepse janë në kundërshtim me ligjin Nr.7971, datë 26.07.1995, ‘Për prokurimin publik’, Neni 17/3, germa ‘a’, ku thuhet se, “në rastet e prokurimit të drejtpërdrejtë enti prokurues duhet të paraqesë kërkesë për përdorimin e procedurës së zgjedhur të prokurimit dhe argumentet përkatëse për zgjedhjen e kësaj procedure”.
Dosja, Basha dhe Toma i shpëtojnë përballjes me shkeljet e tyre
Sipas Prokurorisë, gjatë momentit të negociimit të kushteve të kontratës me shoqërinë “Bechtel-Enka”, ministri Lulzim Basha, në bashkëpunim me shtetasin Andi Toma, kanë krijuar kushtet dhe kanë lejuar që negociatat të kryheshin faktikisht ndërmjet konsulentit “Ecorys” dhe shoqërisë “Bechtel-Enka”, duke favorizuar shoqërinë “Bechtel-Enka” dhe nga ana tjetër kanë përgatitur dhe paraqitur në Këshillin e Ministrave një relacion që nuk pasqyron situatën reale në lidhje me negociimin e kontratës në përgjithësi dhe në veçanti në lidhje me negociimin e çmimeve për njësi të aplikuara në kontratë. Ndërkohë që Prokuroria pretendon se e njëjta gjë ka ndodhur dhe me manipulimin e çmimeve. “Në lidhje me negociimin e çmimeve, në relacion thuhet: ‘Në përputhje me Planin e Veprimit të hartuar nga konsulenti “Ecorys Group”, i kontraktuar në bazë të VKM Nr.460, datë 10.07.2006, sipas procedurave ndërkombëtare QBS, u zhvilluan negociatat për kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të kontratës së sipërmarrjes me shoqërinë e përbashkët “Bechtel-Enka”, ku një vëmendje e veçantë iu kushtua negociimit të çmimeve njësi të paraqitura nga shoqëria sipërmarrëse dhe të analizuara e rivlerësuara nga konsulenti ndërkombëtar’. Në fakt, nga hetimi është provuar e kundërta që, nuk është zhvilluar asnjë negociatë nga përfaqësuesit shqiptarë në lidhje me çmimet për njësi dhe që çmimet për njësi janë pranuar ato të paraqitura nga shoqëria “Bechtel-Enka”. Mbi këtë bazë, Këshilli i Ministrave miraton Vendimin Nr.651, datë 27.09.2006, ‘Për miratimin e projektkontratës ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë së përbashkët “Bechtel Internacional- Inc-Enka” për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës-Morinë, - shkruhet në dosjen e Prokurorisë. Prokurorët kanë konkluduar se ministri Basha la firmën “Bechtel” të bënte ç’të donte me Ministrinë dhe lekët e shqiptarëve duke konkluduar se: ”Nga hetimet e kryera provohet se negociatat faktikisht janë zhvilluar ndërmjet konsulentit “Ecorys” dhe shoqërisë “Bechtel-Enka” dhe se çmimet për njësi nuk janë negociuar fare, por janë pranuar ato çmime që ka paraqitur “Bechtel-Enka”. Në përfundim të negociimit, më datën 15 shtator 2006, është hartuar një projektkontratë për realizimin e punimeve të ndërtimit të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash. Kostoja e synuar për përfundimin e rrugës është parashikuar 418 333 985 euro. Në këtë vlerë nuk përfshihet TVSH-ja. Kostoja e synuar është përcaktuar si rezultat i përcaktimit të çmimeve për njësi dhe shumëzimit të tyre me volumet e përafërta të punimeve”.
27 Mars 2009