Veliaj në Vlorë: “Betejën e 28 qershorit do ta fitojnë të rinjtë”
G99-a organizoi dje njё takim nё Pallatin e Kulturёs sё qytetit tё Vlorёs, me pjesëmarrjen e studentёve dhe tё rinjve tё qytetit pёr tё diskutuar sfidat e punёsimit rinor. Gjatё kёtij prezantimi, Erion Veliaj tha se mё datё 28 qershor tё gjithё tё rinjtё shqiptarё kanё mundёsi tё fitojnё betejёn mё tё rёndёsishme tё jetёs sё tyre, t’i japin fund tranzicionit. “Kjo ёshtё njё betejё midis ustallarёve tё vjetёr tё tranzicionit dhe tё rinjve. Ne tё rinjtё jemi, pa dyshim, mё tё shumtё nё numёr, por na duhet tё organizohemi. Kjo betejё nuk do tё jetё e lehtё, por ne sё bashku mund tё bёjmё diferencёn, ёshtё koha tё tregojmё forcёn e rinisё”, - tha Veliaj.
Veliaj u interesua pёr mundёsitё e studentёve dhe vёshtirёsitё e tyre dhe avokoi dhёnien falas tё kartave tё identitetit, tё cilat pёr shumё kategori, pёrfshi atё tё studentёve, janё njё shpenzim i vёshtirё pёr t’u pёrballuar. Duke u pёrqendruar nё problematikёn e punёsimit rinor, Veliaj tha se mbi 70 pёr qind e tё punёsuarve rrёfejnё se e kanё gjetur punё nё sajё tё njohjeve personale, dhe jo nё sajё tё meritave. “Nuk mund tё ketё njё Shqipёri tё jugut dhe njё tё veriut. Duhet tё jetё njё Shqipёri ku tё gjithë tё rinjtё kanё shanse tё barabarta pёr sukses”.
27 Mars 2009