E Diel, 1 Nëntor 2026

Maja e Jezercës, lartësia arrin në 2694 metra

• TIRANE – Maja e Jezercës, vendi ku u dyshua se kishte rënë helikopteri i rrëzuar, ndodhet në mes të masivit të Alpeve në Veri të Shqipërisë. Ajo është maja e tretë për nga lartësia në të gjithë Shqipërinë me 2694 metra mbi nivelin e detit. Emri i malit mendohet se vjen nga fjala “jezer”, e cila në dialektin vendas do të thotë mjegull. Maja e Jezercës dallohet për mjegullën që e rrethon, kryesisht gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit. Faqja e saj perëndimore zbret deri qytetin e Bajram Currit, qendra e rrethit të Tropojës, ndërsa faqja lindore e saj përfundon në luginën e Valbonës, në mes fshatrave të Dragobisë dhe Valbonës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›