Majemi tjeter fitore ne kampionatin amerikan te basketbollit

Është kohë e favorshme për plazhet e Floridës edhe pse në Amerikë ende është dimër. Majemi Hits nuk pati vështirësi të mëdha ndaj Filadelfias duke fituar thellësisht 113-92 në ndeshjet e radhës së NBA-t, ku heroi më i madh ishte Kris Bosh dhe jo Lebron Xhejms.
Bosh shënoi 30 pikë, ndaj 28 të Lebronit që u duk krejt njerëzor këtë herë. Veçse, Xhejms u tregua i zoti në gjithçka, duke kapur edhe 9 topa në tabela, dhënë 5 asistë, rrëmbyer 4 topa dhe bllokuar 3 gjuajtje të miqve.
Filadelfia u udhëhoq nga Lou Uilliams me 22 pikë dhe Evan Tërner që ishte zëvendësues dhe shënoi 16.
Çikago Bulls nuk e pati aspak të lehtë ndaj Sharlotës në fushën e vet, por arriti të fitonte 95-89. Vendasit nuk patën faj pasi 3 nga 7 lojtarët e tyre kryesorë munguan për shkak dëmtimi. Bëhet fjalë për Derrik Rouzin, Joakim Noah dhe Tej Gibsonin. Udhëheqësi i “demave” ishte Karlos Buzer me 23 pikë të shënuara, Luol Deng shënoi 22 dhe Rip Hamilton realizoi 20. Turku Omer Ashik luajti në vend të Noahut dhe kapi 15 topa në tabela.
Gerald Henderson shënoi 22 pikë dhe kapi 9 topa në tabela për Sharlotën.
Kampionia në fuqi, Dallas, fitoi jashtë fushe dhe pikërisht në Nju Orlins me rezultatin 83-81. Ishte një përballje e vështirë pa lojtarin më të mirë, Dirk Novicki, por i ardhuri nga Lejkërsat, Lamar Odom, e bëri shumë mirë detyrën duke shënuar 16 pikë. Dallas përfitoi nga loja shumë e mirë e të 11 lojtarëve që dolën në fushë, ndërsa Nju Orlins humbi ndeshjen e 7-të radhazi.
Çikago kryeson renditjen me 15 fitore e 3 humbje, ndjekur nga Oklahoma me 13 fitore e 3 humbje.