Vllaznia, vjen “Deda”, trajneri i trofeve
Haxhiosmanoviç është i vetmi trajner i huaj që ka fituar kampionat e kupë. Malaziasi është tekniku i pestë joshqiptar që ulet në bankinë këtë sezon
Dash Frashëri
8 mars 2008. Java 23, sezoni 2007-2008. Vllaznia-Teuta 1-2. Trajneri Mirel Josa shkarkohet nga drejtimi i skuadrës shkodrane. 1 mars 2009. Java 22, sezoni 2008-2009. Teuta-Vllaznia 4-0. Tekniku Agim Canaj jep dorëheqjen nga kuqeblutë.
Më shumë sesa kanë të bëjnë këto data e rezultate mes Vllaznisë e Teutës, kanë lidhje me një emër të përveçëm e një rekordmen unik në Shqipëri, përsa u përket trajnerëve të huaj: Dervish Haxhiosmanoviç.
Fati e solli që malaziasi në të dy rastet të jetë trajneri pasues në stolin e klubit më të vjetër në Shqipëri e që ulet në bankinën shkodrane për herë të pestë, duke filluar nga sezoni 2000-2001. Dervish Haxhiosmanoviç, së bashku me gjermanin e pafat Ulrih Shulse (11 ndeshje me Vllazninë në sezonin 2006-2007), përbëjnë dyshen historike të huaj në bankinën shkodrane në 90 vitet kalendarike të skuadrës që solli futbollin në Shqipëri.
“Deda” është trajneri i dytë sezonal i Vllaznisë, duke pasuar pikërisht Agim Canajn, njeriun që e zëvendësoi Haxhiosmanoviçin, edhe pse malaziasi i kishte dhënë klubit të presidentit Valter Fushaj trofeun e 6-të në Kupën e Shqipërisë, atë të edicionit 2007-2008, të 56-in e këtij kompeticioni të rëndësishëm, duke fituar 2-0 kundër Tiranës, rivales së madhe të kuqebluve edhe në këtë edicion.
Haxhiosmanoviç, i cili në fillim të këtij sezoni drejtoi Kastriotin e Kategorisë së Parë, është trajneri i pestë i huaj që drejton një skuadër shqiptare gjatë këtij sezoni (2008-2009), duke marrë në konsideratë jo vetëm boshnjako-serbin e Apolonisë, Esad Karishik (drejton ende), por dhe tre kroatët e dorëhequr: Zlatko Daliç (Dinamo), Slavko Kovaçiç (Flamurtari) e Blaz Slishkoviç (Tirana), ky i fundit me kombësi boshnjako-kroate. Tre kroatët dështuan, ndërsa serbit Karishik i duhet të luftojë për mbijetesë. Vetëm “Deda” ka luksin të luftojë për titullin kampion. Dhe e ka bërë këtë tetë vjet më parë.
Malaziasi vlerësohet si një hero në Shkodër, pasi i punësuar nga presidenti i ndjerë Myftar Çela (i vrarë në Tuz të Malit të Zi, 2002) u ka dhënë shkodranëve titullin e fundit të tyre, të 9-in historik, të fituar pas një dueli të fortë me Tiranën në finishin e kampionatit 2000-2001, që përkon me kampionatin e 62-të Kombëtar të Kategorisë Superiore.
Në fakt, Dervish Haxhiosmanoviç, një ish-trajner edhe i modestëve të Erzenit të Shijakut, është më i suksesshmi nga 17 trajnerët e huaj që kanë drejtuar të paktën një skuadër të Superligës shqiptare, kur së paku në futbollin shqiptar gjithmonë në rritje nga viti 1997 e kanë drejtuar teknikë nga tetë kombësi të ndryshme, nga i pari, argjentinasi Mario Kempes, deri te i fundit, malaziasi Dervish Haxhiosmanoviç.
Vllaznia “virtualisht” është në vendin e parë, me pikë të barabarta me Tiranën (nga 41), kur ka mbetur për t’u luajtur akti i plotë i fazës së tretë (11 ndeshje), me një “finale” që përfundon në “Qemal Stafa” më 23 maj 2009.
“Plakushi Dedë” ka përballë (të paktën deri tani) një djalosh si Agustin Kola, i cili është në aventurën e tij të parë si trajner i një legjende si Tirana, 23 herë kampione dhe rekordmene absolute e Shqipërisë. Gara është e bukur. Premton spektakël. Nga njëra anë dinaku Haxhiosmanoviç, nga ana tjetër impulsivi Kola, por që në krah ka “mentorin” italian Mauro Bençivenga. Një sfidë trishkollash: shqiptaro-italiane-malazeze.
Do të jetë Vllaznia ajo që do të fitojë titullin e 10-të, apo Tirana të 24-in? Starti është i njëjtë, por fituesi do të njihet pas përfundimit të 90 minutave të javës së 33-të. Kokë më kokë. Më 23 maj 2009. Por, më parë duhet kaluar me sukses edhe Dinamo. Vllaznia i ka në dorë blutë. Kupa është ende në lojë...
19
Janë trajnerët e huaj që kanë drejtuar në Shqipëri: 17 trajnerë kanë drejtuar në kampionat dhe 2 të tjerë (Kabrero e Zuleta) vetëm në kompeticionet ndërkombëtare të UEFA-s
8
Janë klubet që kanë marrë të huaj: Tirana 4 herë, Partizani 2 herë, Vllaznia 6 herë, Lushnja 2 herë, Erzeni 2 herë, Dinamo 7 herë, Apolonia 2 herë, Besa 1 herë, Erzeni 1 herë
Haxhiosmanoviç: “Besoj te trofetë”
“Nuk kam ngurruar dhe nuk ngurroj në asnjë moment për t’i thënë po Vllaznisë. Sa herë që kam ardhur këtu, kam dëshiruar të jap për këtë ekip. Këtë dëshiroj edhe kësaj here. E kam ndjekur këtë ekip dhe përmes kronikave në televizionet shqiptare në Malin e Zi dhe po ashtu kam diskutuar për këtë ekip. Pra e njoh këtë ekip dhe gjendjen e tij. Tani ka shumë ndeshje dhe në të gjitha duhet të bëhet më e mira. Shpresoj se si një sezon më parë ekipi të arrijë ato objektiva që i ka vënë vetes. Unë besoj dhe shpresoj te puna që do të bëjë ky ekip në mënyrë që të arrihet maksimumi”, - tha trajneri i ri i Vllaznisë gjatë prezantimit të tij.
Si kanë lëvizur bankinat
Skuadra Trajneri 1 Kombësia Trajneri 2 Kombësia
Tirana B.Slishkoviç Boshnjako-kroate A.Kola Shqiptare
Dinamo Z.Daliç Kroate Sh.Muça Shqiptare
Flamurtari S.Kovaçiç Kroate E.Liçaj* Shqiptare
Apolonia G. Haxhiu Shqiptare E. Karishik Boshnjako-serbe
Vllaznia A.Canaj Shqiptare D.Haxhiosmanoviç Malazeze
* Edmond Liçaj është zëvendësuar te Flamurtari me Eqerem Memushin
TRAJNERËT E HUAJ NË SHQIPËRI
1.Mario Kempes, Argjentinë (Lushnja)
2.Miklos Temesvari, Hungari (Tirana)
3.Nikolai Arabov, Bullgari (Partizani, Flamurtari, Naftëtari) 4.Dervish Haxhiosmanoviç, Mali i Zi (Vllaznia 5 herë, Erzeni) 5.Ticiano Gori, Itali (Erzeni, Partizani)
6.Enver Haxhiabdiç, Bosnjë (Tirana)
7.Aurel Tikleanu, Rumani (Dinamo, Lushnja)
8.Pedro Pablo Pasculi, Argjentinë (Dinamo, 2 herë)
9.Ramon Cabrero, Argjentinë (Dinamo)
10.Luka Bonaçiç, Kroaci (Dinamo, 2 herë)
11.Ivan Kataliniç, Kroaci (Dinamo)
12.Leonardo Menikini, Itali (Tirana)
13.Ulrih Shulse, Gjermani (Vllaznia)
14.Silviu Dumitresku (Apolonia)
15.Slavko Kovaçiç, Kroaci (Flamurtari)
16.Zllatko Daliç, Kroaci (Dinamo)
17.Bllaz Slishkoviç, Bosnjë-Kroaci (Tirana)
18.Esad Karishik, Bosnjë-Serbi (Apolonia)
19.Marselo Havier Zuleta, Argjentinë (Dinamo)
Teknikët fitues
Me përjashtim të malaziasit Dervish Haxhiosmanoviç, që arriti nën presidencën e të ndjerit Myftar Çela të fitonte titullin kampion në sezonin 2000-2001 e Kupën e Shqipërisë (2007-2008), rumunit të Dinamos, Aurel Cikleanu, në fitimin e Kupës në sezonin 2002-2003 dhe kroatit të Dinamos, Zlatko Daliç, fitues i Superkupës 2008, të gjithë të tjerët kanë dështuar.
Gjobë lojtarëve
Klubi i futbollit “Vllaznia” bëri të ditur se presidenti Valter Fushaj në lidhje me ndeshjen me Teutën, e cila është humbur thellësisht (4-0), vendosi të gjobisë 70 për qind të lojtarëve me 30 për qind të shumës së rrogës mujore. Këtyre futbollistëve u është lënë mundësia që nëse në fund të sezonit arrijnë ta shpallin kampion Vllazninë, kjo shumë do t’u rimbursohet.
BANKINAT E “MINUARA”
Bankinat e “minuara” shqiptare kanë parë hungarezë (Miklosh Temeshvari, Tirana); boshnjakë (Enver Haxhiabdiç, Tirana); boshnjako-kroatë (Blaz Slishkoviç, Tirana); italianë (Leonardo Menikini, Tirana, Tiziano Gori, Erzeni, Partizani); bullgarë (Nikolai Arabov, Partizani, Flamurtari); kroatë (Luka Bonaçiç, Ivan Kataliniç, Zlatko Daliç, të tre te Dinamo; Slavko Kovaçiç, Flamurtari); rumunë (Aurel Cikleanu, Dinamo; Silviu Dumitresku, Apolonia, Besa); boshjanko-serbë (Esad Karishik, Apolonia); gjermanë (Ulrih Shulse, Vllaznia); argjentinas (Mario Kempes, Lushnja, Pedro Pablo Paskuli, Dinamo), pa përmendur dy argjentinas të ulur te Dinamo vetëm për ndeshjet ndërkombëtare: Ramon Kabreron në Kupën Intertoto (2006-2007) e Marselo Havier Zuleta në Ligën e Kampioneve (2008-2009). Të gjithë këta, me përjashtim të Cikleanut (Superkupë), Daliç (Superkupë) e Haxhiabdiçit (kupën e gazetës “Sport Ekspres”) kanë dështuar apo i kanë detyruar të dështojnë pa e përfunduar kurrë një sezon të plotë, edhe pse kanë ardhur nga shkolla me histori të madhe në arenën ndërkombëtare, të paktën më të mëdha se ajo shqiptare. Ia vlen të përmendësh një përjashtim: Mario Kempes u largua nga trazirat e vitit të mbrapshtë 1997.
4 Mars 2009