E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majkëll Felps siglon titullin e 50-të



Majkëll Felps, fituesi i tetë medaljeve të arta në Lojërat Olimpike të Pekinit, ka thyer një tjetër rekord: në fakt notari amerikan ka “prerë” shiritin e 50 titujve kombëtarë të fituar në karrierë. Felps e ka realizuar këtë rekord pasi ka fituar edhe garën e 100 metrave flutur në kampionatin kombëtar të notit që po zhvillohet aktualisht në Amerikë. Me kohën 50"65 “gjigandi” i Baltimorës ka qenë edhe notari më i shpejtë këtë vit për këtë disiplinë. “Jam shumë i kënaqur për mënyrën sesi shkuan gjërat. është e mrekullueshme dhe ajo që më bëri më shumë përshtypje është ndjesia e shkëlqyer që m’u krijua në atë moment, – ka deklaruar kampioni olimpik. – Me të vërtetë mbresëlënëse! Nuk kam fjalë për ta përshkruar”. Por për “kanibalin e pishinës” nuk ka përfunduar ende: Felps do rikthehet në ujë edhe për garën e 200 metrave miks dhe 200 metra shpinë në kampionatin amerikan që do të përfundojë ditën e nesërme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›