Pezullohet ligji për shtypin

08/03/2005 Agasi: Të enjten do ta votojmë draftin në Kuvend
Në një prononcim për "Metropol", anëtari i Komisionit të Mediave, Bardhyl Agasi, tha se "shumë nga anëtarët e këtij komisioni kanë kërkuar që të shtyhet diskutimi, për të bërë një shqyrtim sa më të përgjegjshëm dhe në përputhje me vërejtjet që ka bërë OSBE-ja. Ky është një komision i ri dhe anëtarët e tij vijnë nga Komisioni i Arsimit dhe Kulturës". Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se nesër do të vazhdojnë diskutimet, ku kanë mbetur vetëm pak çështje. Agasi është shprehur i bindur se projektligji do të futet për votim në seancën parlamentare të ditës së enjte. Deputeti socialist bën të ditur se në projektligj janë përfshirë rekomandimet e OSBE-së. Agasi ka pranuar se gjatë këtyrë ditëve është debatuar mbi nenin 10 të projektligjit, i cili parashikon koston e gazetave dhe reduktimin e çmimit të dritave. Agasi shton se "Ligji tashmë është kaluar disa herë në komision, por disa deputetë kërkuan që të shqyrtohet dhe një herë. Nuk besoj se do të futet në këtë seancë plenare". Megjithatë, burimet nga Partia Socialiste kanë bërë të ditur se tashmë projektligji ka marrë mbështetjen e të 67 deputetëve të PS-së. Gjithashtu pro draftit janë dhe një pjesë e mirë e deputetëve të opozitës.
Rregullorja e re rikthen për shqyrtim në Komisionin e Mediave nenin për çmimin e gazetave
Rregullimi i tregut do të sjellë ndarje të drejtë të reklamave shtetërore
Hyrja në fuqi e rregullores së re të Kuvendit, ka sjellë bllokimin e procedurës së miratimit të ligjit mbi Shtypin në Shqipëri. Duke qenë se shumica e deputetëve të Komisionit të Mediave janë bërë vetëm këtë muaj anëtarë të tij, është kërkuar shtyrja e diskutimeve mbi draftin, pasi ata kanë kërkuar kohë për ta shqyrtuar atë. Ndërsa mësohet se debati më i ashpër është përqëndruar në nenin 10 të projektligjit, i cili bën fjalë për rregullimin e tregut në shitjen e gazetave. Në këtë pikë të draftit, deputetët Nikollë Lesi dhe Erion Braçe kanë kërkuar që për gazetat të vendosen çmimet e referencës në shitjen e tyre. Kjo do të shërbejë dhe për një rregullim të konkurrencës mes gazetave, ndërsa do të stabilizojë dhe mënyrën e shpërndarjes së reklamave shtetërore. Për deputetët Braçe dhe Lesi, gazetatm që shiten nën çmimet e referencësm nuk do të kenë të drejtë që të marrin reklama, apo të përfitojnë nga reduktimi i çmimit të telefonisë fikse si dhe të energjisë elektrike. Deputetët kanë argumentuar se çmimet e referencës tregojnë realisht se sa është kosto e prodhimit të një gazete. Ndaj dhe mediat që shiten nën koston e prodhimit, përfitojnë në mënyrë të pandershme, pasi humbjet mbulohen vetëm nga ndihma që jep shteti.
Diskutimi
Deputetët Brace dhe Lesi janë shprehur se kosto e prodhimit, për gazetat deri në 16 faqe është 20 lekë, për ato me 24 faqe 30 lekë deri në 32 faqe 40 lekë e me radhë. Në propozimet e bëra, ata kanë theksuar se këto duhet të jenë çmimet reale në shitjen e gazetave. Këtë argument tashmë e ka mbështetur grupi i Partisë Socialiste, ndërsa demokratët kanë kërkuar që në draft të përcaktohet vetëm se gazetat që shiten nën koston e prodhimit nuk do të përfitojnë nga reklamat. Vendosja e termit kosto, pa e shoqëruar me çmimet e referencës është cilësuar si një veprim abuziv nga disa deputetë dhe përfaqësues të mediave. Sipas tyre, asnjë botues nuk do të deklarojë vlerat reale, nëse nuk është shteti që i vendos ato, në bashkëpunim dhe me ekspertët. Gjithashtu, Braçe dhe Lesi janë shprehur se ata nuk kërkojnë vendosjen e çmimeve dysheme. Pasi kjo do të ishte e kundërligjshme, por në draft kërkohet vendosa e çmimeve të referencës, ku është shteti që do të detyrohet për të dhënë reklama dhe ndihmë në çmimet e energjisë dhe telefonisë. Kështu, ligji për shtypin do të përcaktojë se ndihma do të shkojë te mediat që respektojnë barazinë në kushte dhe konkurrencën e ndershme.