Xhoana Nano përuron bibliotekën dhe Mediatekën në Qytetin Studenti

08/03/2005 Bashkëshortja e Kryeministrit, kontribut në rritjen e studimit
Bashkëshortja e Kryeministrit Xhoana Nano përuroi dje Mediatekën e re, si dhe sallën e konferencave studentore në Qytetin Studenti, me rastin e festës së 7 Marsit. Një qendër interneti bashkëkohore, një bibliotekë dhe një sallë mbledhjesh me kapacitete të konsiderueshme e pajisur me video-konferencë, janë ambientet më të reja që i janë shtuar Qytetit Studenti në Tiranë. "Pas kontakteve me shumë kompani të suksesshme në tregun shqiptar, kam marrë miratimin e tyre për të mbështetur shumë prej jush, ekspertët e ardhshëm, me punësim "part-time" apo me bursa. Ju keni vetëm një detyrë, të cilën ia them edhe djalit tim, shumë më i vogël se ju, të mësoni, të na nderoni dhe të na përfaqësoni”, iu është drejtuar Xhoana Nano studentëve që kanë marrë pjesë në përurim. Me rastin e 7 Marsit, festës së mësuesve, Xhoana Nano, e shoqëruar nga përfaqësues të Këshillit Rinor Studentor, si dhe studentë e pedagogë të Universitetit të Tiranës, ka inauguruar sallat e reja pranë kinoklubit të Qytetit Studenti, të cilat hapin siparin e një projekti të gjerë, që do të përfshijë edhe universitetet e tjera të vendit tonë. Vlera e këtij investimi të realizuar nga kompani të ndryshme private kap shifrën prej 60 mijë euro. Kjo nismë e realizuar me kontributin financiar të disa kompanive private nën kujdesin dhe vëmendjen e veçantë të zonjës Nano, në bashkëpunim edhe me KRSSH do të shoqërohet me çeljen e ambienteve të tjera të ngjashme edhe në Universitetin e Shkodrës, Elbasanit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës. Qendra e re e internetit, e ngritur pranë kinoklubit të Qytetit Studenti, krijon një mjedis të ri bashkëkohor për aktivitetin studentor dhe është e pajisur me kompjutera, printera, fotokopje, si dhe kancelari të ndryshme, që i vijnë në ndihmë procesit të studimit dhe formimit të këtyre të rinjve. Një vend të veçantë në ambientet e qendrës së internetit zë edhe biblioteka e re e pajisur me vepra të autorëve më të mirë, jo vetëm të letërsisë arstistike, por edhe të fushave të tjera të dijes dhe shkencës. Gjithashtu, salla e re e mbledhjeve do të shërbejë si për organizimin e takimeve të zgjeruara të studentëve, ashtu edhe për aktivitete të ndryshme që promovojnë talentet dhe të apasionuarit në fusha të ndryshme të dijes. Ajo është e pajisur edhe me video-konferencë. Është parashikuar që këto ambiente të menaxhohen nga vetë Këshilli Studentor Rinor, i cili do të organizojë edhe ngritjen e një bordi studentësh për këtë qëllim.