E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri në fshat, një i plagosur me thikë

Kukës

Pas një sherri, që siç thuhet në një njoftim të policisë lokale ka nisur për shkaqe banale, dy të rinj në Bardhoc të Kukësit janë grindur deri në përdorimin e thikave. Të enjten në mbrëmje, rreth orës 21:00 në qendër të fshatit, në grindje e sipër, shtetasi Florian Ademi, 20 vjeç i ka ngulur thikën bashkëfshatarit të tij Kreshnik Shahu, 34 vjeç, duke e plagosur rëndë. Disa dëshmitarë të rastit kanë dërguar viktimën në spitalin qytetit të Kukësit ndërsa ky i fundit ka njoftuar policinë. Efektivët e Komisariatit të Kukësit kanë bllokuar të gjitha akset rrugore, duke i mbyllur çdo shteg agresorit për t’u larguar. Rreth orës 01.00 pas mesnate 20-vjeçari është arrestuar nga policia në afërsi të fshatit të tij. Burime të spitalit thanë se dërgimi shumë i shpejtë i viktimës në urgjencë ka bërë që ai të mbijetojë dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›