E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina përplas për vdekje kalimtarin

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur në segmentin rrugor midis fshatrave Bamatat e Stjar në afërsi të Delvinës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur një automjet tip "Benz", që drejtohej nga Arqile Resuli, 30 vjeç, ka përplasur 50-vjeçarin Avdul Kapllanin, banor i Stjarit. Përplasja ka ndodhur në afërsi të pikës së karburantit "Balili", kur 50-vjeçari ka qenë duke kaluar në rrugë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar pas aksidentit në Komisariatin e Policisë së Delvinës e mandej në Sarandë. Ndërkohë që i dëmtuari është transportuar për në spitalin e Sarandës. Me gjithë përpjekjet e bluzave të bardha, ai nuk ka mundur t‘u shpëtojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës.

Tho.Ni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›