E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtimorët prishin 18 ndërtime pa leje

Fadromat e policisë ndërtimore kanë prishur dje rreth 18 ndërtime në zonën e plazhit të Triportit. Të gjitha ndërtimet kanë qenë lokale të ndërtuara prej vitesh, kryesisht me konstruksion druri. Mungesa e lejeve të ndërtimit ka bërë që pronarët të mos kundërshtojnë aksionin e ndërtimorëve. Mësohet se janë regjistruar rreth 194 ndërtime të ndryshme pa leje në të gjithë bregdetin, nga grykëderdhja e lumit Vjosë deri në Sarandë, duke përfshirë të gjitha zonat e bregdetit: Orikum, Dhërmi, Himarë, Qeparo deri në Konispol. Ndërkohë janë 19 pronarë lokalesh që janë dërguar për ndjekje penale, për shkak se ndërtimet e tyre pa leje kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në zonën ku kanë ndërtuar. Sipas përfaqësuesve të Inspektoratit Ndërtimor, aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim pa u ndërprerë deri në prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje në të gjithë bregdetin e jugut. Sipas tyre, parashikohet që aksioni të jetë i vështirë, sidomos në zonën Dhërmi-Himarë-Sarandë, ku dhe ka ndërtime më shumë se një kat, si edhe ku pretendimet e pronarëve janë më të mëdha.

Mi.Ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›