Përplas për vdekje motoçiklistin, prangoset autori
Fier
Përplas për vdekje një motoçiklist, Policia e Fierit prangos autorin e aksidentit. Ngjarja e rëndë rrugore ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, kur një makinë e tipit “Seat Ibiza”, me targa greke që udhëtonte për në drejtim të Tiranës, është përplasur me një motoçikletë. Për pasojë drejtuesi i motorit ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që identifikimi i viktimës nuk është bërë i mundur deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Ndërkohë, policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit me targa të huaja. Ai është K. Elezi nga Kruja dhe ndaj tij rëndon akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
#