Aksidenton 26-vjeçarin, autori braktis mjetin dhe largohet
Një 26-vjeçar po lufton me vdekjen në spitalin rajonal të Lezhës, pasi është përplasur rëndë nga një furgon pranë urës së Prekanit në Shënkoll të Lezhës. Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë, Elona Nika, ka bërë të ditur se ngjarja rrugore ka ndodhur paraditen e djeshme, kur një makinë tip “Ford Fiesta” me targa italiane që drejtohej nga 30-vjeçari Gentian Lala, ka përplasur kalimtarin Ndue Lleshi nga Mirdita. I njëjti burim bën të ditur se pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pa i dhënë ndihmën e parë 26-vjeçarit. Policia është vënë në ndjekje të 30-vjeçarit Lala, që për t’i shpëtuar ndalimit policor ka braktisur makinën e tij në fshatin Ishull Shëngjin dhe ka mundur të largohet.
Policia me të marrë informacionin ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit, ndërsa ka bllokuar automjetin me të cilin u përplas 26-vjeçari Lleshi dhe po punon për kapjen e autorit të ngjarjes.
#