Makinat e blinduara, kufizohet përdorimi
Kush ka një makinë të blinduar në përdorim dhe ende nuk është pajisur me një leje të posaçme nga autoritetet e policisë, rrezikon bllokimin e mjetit dhe ndëshkimin për kundërvajtje rrugore.
Dashamir Biçaku
Të gjithë personat që kanë në përdorim makina të blinduara rrezikojnë të gjobiten dhe sanksionohen sipas Kodit Rrugor, deri në bllokim të makinës, nëse nuk kanë autorizim nga policia. Një udhëzim i posaçëm i Ministrit të Brendshëm dhe atij të Transporteve e Telekomunikacionit, ka përcaktuar se askush nuk mund të lëvizë në territorin e Shqipërisë me makina të blinduara, nëse nuk ka autorizim për drejtimin dhe zotërimin e makinës nga autoritetet e policisë. Udhëzimi i dy krerëve të dikastereve të linjës përkatëse, ka shfuqizuar udhëzimin e mëparshëm të vitit 1999, duke detajuar, mënyrën se si do të lejohet përdorimi i makinave të blinduara. Në shumicën e rasteve mjete të tilla përdoren nga institucionet dhe shoqëritë e angazhuara në transportimin e vlerave të ndryshme monetare apo artistike të kushtueshme. Megjithatë, ka edhe nga ata persona që për të qenë të sigurt gjatë lëvizjes së tyre preferojnë të përdorin makina të blinduara. Nëpërmjet 11 pikave të tij, udhëzimi ka parashikuar pajisjen me leje drejtimi dhe leje qarkullimi të këtyre mjeteve dhe organet që duhet të ndjekin dhe kontrollojnë këtë. Ky udhëzim sipas hartuesve, është ripërtërirë me qëllim lehtësimin e procedurave të marrjes së lejeve për këto mjete, nga persona që kryejnë transport të vlerave monetare, apo nga individë të ndryshëm që duan t’i përdorin ato për mbrojtje dhe eskortim personash apo edhe për qëllime private personale. Në këtë dokument, krerët e dikastereve kanë urdhëruar edhe institucionet vartëse me ta, për zbatimin e udhëzimit, duke kryer kontrolle për ata individë apo persona që nuk kanë respektuar pikat e ndryshme të këtij urdhri.
Udhëzimi
Sipas pikës 1 të këtij udhëzimi çdo automjet i blinduar, duhet të pajiset domosdoshmërisht me një leje qarkullimi, nga Drejtoria e Transportit Rrugor dhe me një autorizim të posaçëm, që lëshohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit apo titullari i policisë së qarkut, ku banon përdoruesi i makinës së blinduar. Po kështu, edhe personat që duan të pajisen me leje për mbajtjen e një mjeti të tillë, duhet të pajisen me një autorizim nga autoritetet përkatëse. Në rast se pronari i makinës së blinduar nuk do ta drejtojë vetë atë por ka punësuar shofer, është ky i fundit duhet të pajiset me të gjitha autorizimet e mësipërme, përndryshe ai nuk lejohet nga policia të bëjë asnjë qarkullim me mjetin e blinduar, i cili rrezikon të bllokohet. Pajisja me targa e automjeteve të blinduara, si autovetura apo furgonë, nuk duhet të kryhet pa u pajisur me leje nga autoritet përkatëse. Sipas udhëzimit bëhet fjalë për targat metalike të mjeteve të cilat mund të jenë importuar nga jashtë dhe që duhet të pajisen me dokumentacionin përkatës shqiptar. Pajisja e tyre me targa, duhet të kryhet kur drejtuesi i mjetit para se ai të ketë marrë lejen e qarkullimit dhe autorizimit për mbajtjen dhe përdorimin e mjetit të blinduar. Po kështu edhe ndërrimi i pronësisë së mjetit nga një person tek një person tjetër, nuk mund të kryhet pa njoftuar më parë autoritetet përkatëse si Drejtorinë e Policisë së Qarkut, dhe të Shërbimit të Transportit Rrugor. Këto të fundit do të kryejnë dhënien e lejes së re të qarkullimit për pronarin e ri të mjetit.
Udhëzimi i ministrive
1 Të gjithë pronarët e mjeteve të blinduara që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë kanë nevojë të pajisen me një autorizim të veçantë për t’u pajisur me targa regjistrimi
2. Drejtuesit e mjeteve të blinduara, që i përdorin mjetet e tyre për qëllime të transporti vlerash monetare, ose për qëllime të tjera sigurimi eskortimi personash apo vlerash artistike etj., duhet të pajisen me një autorizim të veçantë vjetor të lëshuar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit
3. Drejtuesit e mjeteve që i përdorin ato për qëllime personale private duhet të pajisen me një autorizim të veçantë të lëshuar nga drejtori i policisë së qarkut pas paraqitjes së kërkesës paraprake.
4. Ndalohet pajisja e mjeteve të blinduara me targa metalike dhe leje qarkullimi, pa u pajisur më parë pronari i tyre me autorizim përkatës të drejtorit të Policisë së Shtetit, ose të qarkut sipas përcaktimeve të pikave 1 dhe 2
5. Autorizimi i veçantë i lëshuar nga autoritetet e mësipërme policore është i vlefshëm për drejtimin e mjetit vetëm nga personi që e ka në pronësi. Nëse pronari i mjetit do të drejtojë atë me drejtues mjeti të punësuar me kontratë të rregullt ligjore emri i tij, duhet të jetë i shënuar në autorizimin përkatës të lëshuar nga drejtori i përgjithshëm i policisë apo i qarkut
6. Ndalohet dhënia e këtyre mjeteve në përdorim apo me qira, kujtdo personi tjetër, që nuk është i autorizuar nga policia dhe që në autorizimin përkatës nuk është shënuar emri i tij.
7. Në rast të ndërrimit të pronësisë, automjetet e blinduara ndalohet të qarkullojnë, derisa pronari i ri të pajiset me autorizim të veçantë nga drejtori i Përgjithshëm apo drejtori i policisë së qarkut
8. Drejtoritë e Policisë në qark strukturat përkatëse të Policisë Rrugore, të dërgojnë çdo muaj statistikat, dhe gjeneralitetet e personave dhe të dhënat e mjeteve, që janë autorizuar të qarkullojnë nga ana e tyre
9. Për shkelje të rregullave të vendosura në këtë udhëzim zbatohen sipas rastit, sanksionet e parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.
10. Për ndjekjen dhe zbatimin e këtij urdhri, ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Policisë Rrugore, Drejtoritë e Policisë në qarqe,
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, në Ministrinë e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit si dhe organet vartëse të tyre.
11. Udhëzimi i përbashkët i Ministrit të Rendit dhe atij të Telekomunikacionit, i vitit 1999 shfuqizohet.
Tiranë, policia: Nuk kemi raste bllokimi për makina të blinduara
TIRANË- Që prej fillimit të këtij viti, deri muajin korrik, Policia rrugore e kryeqytetit, si në sektorin e trafikut dhe të linjave, nuk kanë konstatuar përdorim të makinave të blinduara pa autorizim. Konfirmimi vjen për gazetën “Panorama”, nga burime të Policisë Rrugore, të kryeqytetit. Sipas tyre numri i mjeteve të bllokuara nga Policia Rrugore, gjatë kësaj periudhe shkon tek një sasi e konsiderueshme mjetesh, mbi 6 mijë motoçikleta dhe mbi 1 mijë autovetura, për shkelje të ndryshme. Gjithsesi sipas policisë në asnjë rast nuk është vërejtur, që shkeljet të kenë qenë të kategorisë së mjeteve të blinduara. Lejet e qarkullimit dhe autorizimet në të gjitha rastet duhet të rinovohen në mënyrë periodike çdo vit. Ky veprim sipas specialistëve ul mundësinë e personave për të abuzuar me lejet përkatëse të lëshuara nga autoritetet për mjete të blinduara. E njëjta gjë sipas udhëzimit, të nxjerrë duhet të ndodhë edhe kur në këto mjete punësohen shoferë me pagesë dhe kontratë të rregullt, të cilët duhet të pajisen me autorizim të përvitshëm, të përdorimit të mjeteve të blinduara.