E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makthi i viteve 70- 80 dhe grupet armiqësore

Ishin vitet 1970. Qeveria komuniste po shihte armiq në të katër anët e botës, pasi vendosi të dilte nga çdo aleancë e mundshme ndërkombëtare me shpresë se asnjanjësia do të shkaktonte harresën e Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha. Në planin e brendshëm, presioni duhej të mbahej i lartë për të justifikuar dhunën. Ismail Kadare me të drejtë e quan këtë fenomen “mërzia e luftës” te Kështjella, një roman që sot është ripublikuar me titullin “Rrethimi.” Grupe armiqësore dhe grupe sabotatore zbuloheshin në çdo ndërmarrje. Në disa raste, gjyqet qenë komplote për eliminim fizik të kundërshtarëve. Njerëzit gjykoheshin nëse i kishin buzëqeshur komshinjve apo jo nga gjyqe popullore. Në raste të tjera, spiunët dhe armiqtë zbuloheshin më arsye “ordinere” si posedimi i shtëpisë apo vilës që kishte viktima. Njerëzit shpalleshin armiq për arsye personale. Ekzekutoheshin pasi qenë kapur apo thjeshtë qenë akuzuar se kishin vjedhur. Shumë vrasje apo burgosje qenë viktima anësore të makinës së stërmadhe të propagandës. Qe një Frankenshtajn që në fund të viteve ’70 dhe në fillim të viteve ’80 i doli nga kontrolli krijuesve të vet. Në këtë kohë, çdokush mund të dyshohej si spiun apo armik. Ekzekutuesit mund të bëheshin të ekzekutuar, gjë që në fakt ndodhi në shumë raste.
Megjithatë, pavarësisht torturave, në kulm të dhunës pati shembuj trimërie të pashoq apo sakrifikimi me vetëdije. Një vlonjat deklaroi me shkrim para një prokurori se “ka qenë, është dhe do të mbetet armik i regjimit.” Dom Shtjefën Kurti nuk iu lut Presidiumit të Kuvendit Popullor për t’i falur jetën.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›