E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet gazi, frikësohen qytetarët

• FIER - Çmimet e larta që kanë shoqëruar më së shumti produktet shoqërore, nuk kanë lënë pa prekur edhe gazin e lëngët.Në të gjitha pikat e shitjes, gazi sot ka shënuar majat në bursën e çmimeve. Një bombol gazi e masës 10 litërshe është mbushur kundrejt vleftës 1400 lekë nga 80 lekë që shitej më parë. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur as në kohët më ekstreme të krizave energjetike. Të përballur edhe me rritjen drastike të çmimeve të ushqimeve, shtresa që e ndien më tepër këtë rritje, është ajo e pensionistëve. "Për të kursyer energjinë elektrike, ne kemi përdorur për ngrohje dhe gatim gazin, por çmimet e ditëve të fundit na e kanë vështirësuar së tepërmi gjendjen ekonomike", shprehet 65-vjeçari Miti Dhano. Përveç çmimit, qytetarët ankohen dhe për sasinë e gazit për të cilën paguajnë, duke u shprehur se ajo zvogëlohet gjithnjë e më shumë.                                      m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›