Malaga do ta shesë Baptistën

Nga Express më 04 maj 2011 në ora 15:21
Julio Baptista do të largohet nga Malaga në fund të sezonit. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle ‘As’. Sipas saj, raporti ndërmjet 29 vjeçarit dhe klubit spanjoll duket se po shkon drejt fundit. Drejtuesit e Malagas planifikojnë që ta shesin përfaqësuesin brazilian për 5 milionë euro.
Ish futbollisti i Real Madridit dhe Romës ka shënuar 5 gola këtë sezon në La Liga. Ai ka kontratë me Malagan deri në vitin 2014, por mund ta lë këtë ekip pas qershorit. Malaga po lufton për mbijetesë në kampionatin spanjoll, por mendon ta shesë futbollistin edhe nëse mbetet në ligë.