Seedorf nuk kthehet në Ajax

Nga Express më 04 maj 2011 në ora 15:24
Clarence Seedorfit do t’i skadojë kontrata gjatë verës me Milanin. Për mesfushorin holandez, primare është vazhdimi i bashkëpunimit me Rossonerët, por ai ka paralajmëruar se ka oferta të tjera, duke e anashkaluar këtu një rikthim të mundshëm në Ajax, ku i nisi hapat e parë të karrierës së bujshme.
“E ndjek gjithmonë kampionatin holandez, por dua të jem i qartë: nuk do të kthehem për të luajtur në Holandë. Nuk mendoj se kjo do të ishte një zgjidhje e mirë për mua, të paktën në këtë moment”, tha veterani holandez, i cili ka oferta nga Turqia dhe Brazili.