Nis ‘EUROBY 2011'
Të mërkurën në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT) në Prishtinë ka filluar Kampionati Evropian i Futbollit për Robotë ‘EUROBY 2001’, organizatorë i të cilit është Federata Ndërkombëtare për Robotikë (FIRA).
Në ceremoninë e hapjes së këtij evenimenti, përveç ekipeve pjesëmarrëse, prezentë ishin edhe zyrtarë të institucioneve shtetërore, si ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, profesorë dhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, dhe mysafirë tjerë.
Republikën e Kosovës në këtë ngjarje po e përfaqëson ekipi UBT-Kosova-Robots, i cili në ditën e parë të këtij kampionati i ka shënuar tri fitore, derisa e ka pësuar vetëm një humbje, në duele me dy ekipe nga Austria.
Të enjten do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, derisa të premten do të organizohen edhe garat finale të këtij evenimenti. Kjo është hera e dytë që FIRA ia beson UBT-së organizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit për Robotë.
Rezultatet
UBT-Kosova-Robots – HTL Leonding7:5
Austro - HTL Leonding21:0
UBT-Kosova-Robots – Austro6:5
Austro – UBT-Kosova-Robots7:3
Austro - HTL Leonding7:0
UBT-Kosova-Robots - HTL Leonding9:3