E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kraft në shitje

Nga Express më 04 maj 2011 në ora 15:23

Vazhdimi i kontratës së Hans-Jorg Butt me Bayern Munich ia ka shuar shpresat portierit Thomas Kraft që të mbetet tek gjiganti Bavarez. Portieri gjerman të mërkurën është vënë zyrtarisht në shitje nga klubi gjerman. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori sportiv Christian Nerlinger.

Edhe pse ka kontratë me Bayernin, Kraft pritet ta shkëput atë gjatë verës. Për shërbimet e tij interesim ka shfaqur Hertha Berlin, e cila sezonin e ardhshëm do të garojë në elitën e futbollit gjerman. Arritja e Manuel Neuer në Bayern nga Schalke, është arsyeja e largimit të 22 vjeçarit Kraft.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›