Malaj: Berisha injoron krizën ekonomike nga frika e humbjes së zgjedhjeve

Qeveria të dëgjojë FMN, të ndërmarrë paketën anti krizë
Deputeti i PS, Arben Malaj i ka bërë thirrje qeverisë se urgjentisht duhet të ndërmarrë një pakete konkrete antikrizë, si në pjesën e të ardhurave ashtu edhe të kontrollit të shpenzimeve. Malaj tha se këtë e kanë bërë sot me jo pak kosto, por më shumë përgjegjësi shumë qeveri jo vetëm të vendeve të rajonit. Koha e krizave ekonomike është koha e përgjegjësisë dhe sakrifica në emër të së nesërmes dhe jo mundësia e artë për shpërdorime, abuzime dhe korrupsion, u shpreh Malaj, duke shtuar se Kryeministri në panik edhe personal për fatin politik, nuk ka kurajën të pranojë riskun ku ndodhet ekonomia jonë, nuk ndjen detyrimin dhe përgjegjësinë të ndal keqpërdorimet miliarda lekë për efekte elektorale, ska kredibilitetin e nevojshëm të kërkojë konsensus me opinionin publik dhe forcat politike, për të ndaluar përkeqësimin e situatës ekonomike. Ndërkohë që, pas paralajmërimit të FMN se rritja ekonomike gjatë vitit 2009 mund të jetë zero ose edhe më pak, pas refuzimit të këshillave FMN, BB, BE për politika të kujdesshme të taksave dhe shpenzimeve, pas refuzimit të kërkesave të përsëritura të Bankës Qendrore për të respektuar këto paralajmërime, sipas Malajt, qeveria Berisha në panik po rrit keqpërdorimet buxhetore dhe arrogancën elektorale. Duke iu referuar krizës ekonomike, Malaj tha se vetëm një qeveri për të cilën pushteti është gjithçka, mund të injorojë risqet në rritje që ka ekonomia shqiptare nga rënia 6 - 10% e rritjes ekonomike, si dhe nga rritja e deficitit buxhetor dhe borxhit publik. Ai deklaroi se kostoja e financimit të borxhit për shpenzimet dhe investimet elektorale po rritet nga 6% në 9,3%. Kriza në disa vende evropiane, ku politika injoroi ekonominë, u bë më e rëndë. Rritja e pagave pensioneve dhe investimeve pa burimet ekonomike përkatëse nuk i shpëtoi dot qeveritë e dështuara, deklaroi Malaj. Ai tha se PS dëshiron t´ju garantojë shqiptarëve një rritje ekonomike më të qëndrueshme dhe një solidaritet social shumë më të mirë se deri sot. Sipas tij, hapi i parë do të jetë ndalimi i efektit negativ të krizës. Ne nuk jemi kundër rritjes së pagave, pensioneve dhe investimeve, por jemi qartësisht kundër çdo rritjeje abuzive thjesht elektorale, që nesër do t´i bëjë pensionet, pagat, asistencën për të paaftët dhe të papunët të vlejnë më pak, u shpreh Malaj. Deputeti Malaj deklaroi se mbi 10.000 punonjës kanë humbur vendet e punës, 5.00 punonjës të ndërtimit janë në risk, 600 punonjës të Alpetrol për dy muaj s´marrin rrogat, mijëra të tjera janë përballë uljes së pagave apo humbjes së vendit të punës. Grevat e urisë të grupeve sociale për mbijetesës po rriten. Ai tha se të vetmit të mbipunësuar në vendin tonë rezultojnë Kryeministri me mitingje elektorale çdo ditë, Kryetarja e Parlamentit kudo me podiumin me vete dhe ministrat me spotet dhe turet elektorale në garë me njëri-tjetrin. Ndërkohë që kjo situatë mitingjesh dhe premtimesh sipas tij, nuk mbështetet në bujarinë e buxhetit, i cili shkon drejt krizës, por në makutërinë elektorale të kësaj qeverie. Ish-ministri i Financave, Malaj shpjegon se në çdo vend në një situatë pa rritje ekonomike, rritjet e pagave dhe pensioneve nuk janë reale. Ai vijoi se në vendet ku ka ndodhur ky fenomen, kriza është përshpejtuar ndërsa, pas krizës, me pagat dhe pensionet blihen më pak mallra dhe shërbime pagat dhe pensionet.
Rënia e rritjes ekonomike në nivele shqetësuese, papunësia në rritje dhe varfëria në rritje, do të ishin të mjaftueshme për çdo qeveri dhe politikan për të ndjerë përgjegjësinë minimale për fatin e vendit të tyre, tha Malaj. Sipas tij, dështimi për shkak të papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit qeveritar në rritje, arroganca e frikës së humbjes së pushtetit lexohen qartë në panikun e kësaj maxhorance në ikje.