E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni: 471 mijë shtetas kanë aplikuar për karta

Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinant Poni ka bërë të ditur ecurinë normale të procesit të pajisjes së qytetarëve me karta identiteti. Sipas tij, nga 471 mijë shtetas, që kanë aplikuar deri tani për tu pajisur me letërnjoftimet elektronike, janë prodhuar 380 mijë të tilla si dhe ka veçuar se nga sasia e letërnjoftimeve të prodhuara deri tani, 260 mijë të tilla janë të gatshme për tju shpërndarë shtetasve shqiptarë. Zëvendësministri Poni deklaron se nga kjo sasi janë tërhequr 120 mijë të tilla, për të cilën ai u bën edhe një herë thirrje të gjithë atyre shtetasve, që kanë aplikuar deri në 20 mars të tërheqin letërnjoftimet e tyre, pranë zyrave ku ata kanë aplikuar. Ndërsa gjatë një prononcimi të ditëve më parë, Poni ka hedhur poshtë në mënyrë absolute dështimin e procesit të pajisjes me karta. Një kapacitet minimal, për çdo stacion 50, tregon që ne kemi dukshëm kapacitete për të realizuar një shifër shumë më të lartë aplikimesh edhe se sa gjithë shifra totale e zgjedhësve të supozuar pa pasaportë që janë aktualisht në Shqipëri. Sistemi është në kapacitet të plotë, ka theksuar zv/ ministri i brendshëm, Poni. Zyrtari i lartë i Ministrisë së Brendshme, bëri me dije se sistemi i kartave të identitetit është i shtrirë në të gjithë vendin dhe punon me kapacitet të plotë, ku janë në punë mbi 410 stacione aplikimi në të gjithë vendin, në gati 300 njësi vendore, që mundëson realizimin e një numri më të lartë aplikimesh. Në Tiranë, nga 80 mijë shtetas të evidentuar pa pasaportë, më shumë se 60 mijë prej tyre tashmë kanë aplikuar. Po ashtu, sistemi i shpërndarjes funksionon kënaqshëm. Afati mes momentit të aplikimit për kartë dhe shpërndarjes së saj llogaritet në rreth dhjetë ditë, u shpreh zv/ministri Poni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›